Vendimmarrja në Perëndim lë shumë për të dëshiruar. Zelenskiyn do ta heqin më 2025-n

Postuar në 06 Qershor, 2024 14:08

Rusia do të punojë me çdo president që zgjidhet nga populli amerikan

Kështu është shprehur në një bisedë me drejtues të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, presidenti rus, Vladimir Putin.

Sipas tij, administrata aktuale amerikane po befason shpesh me ritmin e gabimeve që po bën, qoftë në sferën e politikës së jashtme, ashtu edhe në politikën e brendshme. Lidhur me krizën ukrainase, Putin ka vënë në dukje se në SHBA nuk duan të dinë për ukraniasit dhe vendin e tyre në tërësi, por ndërhyrja amerikane ka të bëjë vetëm me afirmimin e lidershipit amerikan. Lidhur me BE-në, presidenti rus ka vënë në dukje se unioni përfaqësohet nga njerëz për kurajo dhe besim që të mbrojnë interesat kombëtare të tyre.

Gjermania nuk ka qenë kurrë tërësisht sovrane pas LIIB, por ekonomia e saj ëshët motorri i Europës. Nëse ajo teshtin dhe kollitet, e gjithë ekonomia europiane do të sëmuret. Ekonomia franceze është balancuar në buzë të reçensionit. Unë nuk shoh logjikë formale në veprimet e Europës. Nuk dua të fyej ndokënd, por vendimmarrja në Perëndim, përfshirë Gjermaninë, lë shumë për të dëshiruar

ka thënë ndër të tjera Putin.

Sipas tij Perëndimi do ta mbajë Volodymyr Zelenskiyn në pushtet deri në vitin 2025, por mandej do ta zëvendësojë. Putin ka shtuar se janë përzgjedhur disa kandidatë. Ai është shprehur me besim se e ardhmja e marrdhënieve me Perëndimin do të kthejë drejt paqes dhe jo përshkallëzimit të pafundëm, një qëndrim që bie ndesh me paralajmërimet e Perëndimit që flet për luftë të afërt me Rusinë.

Paradoksi i kësaj situate është se ata që tingëllojnë si depresivë kur flasin janë liderët perëndimorë dhe jo pala ruse që duket se e ka familjarizuar vendin me luftën, madje tani po flet për aspekte pozitive të sanksioneve ekonomike që sipas saj janë shkak i rritjes së madhe ekonomike të Rusisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.