Ish-zv.ministri ukrainas i Shëndetësisë, i dyshuar për trafik organesh

Postuar në 05 Qershor, 2024 11:51

Një ish-zëvendës ministër ukrainas i Shëndetësisë dyshohet se është përfshirë në një skemë të trafikut të organeve. Sipas mediave lokale, të cituara nga RT, pjesë e grupit janë edhe mjekë, disa prej të cilëve rezultojnë të punësuar në një klinikë prestigjioze në Kiev.

Media shtetërore ruse i referohet gazetës ukrainase Strana, e cila citon agjencitë e zbatimit të ligjit. Janë 11 të dyshuarit e përfshirë në këtë skemë, por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është bërë i ditur.

“Organet u janë hequr njerëzve vulnerabël dhe janë shitur. Të gjithë anëtarët e grupit kriminal përballen me akuza nga tre nene të kodit penal. Ata mund të dënohen deri në 12 vjet burg”, tha një burim.

Rusia pretendon se Ukraina është kthyer në vatër të tregtisë së organeve. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e ngriti këtë shqetësim në një artikull vitin e kaluar. Sipas saj, qeveria ukrainase po e lehtëson tregtinë e paligjshme pasi ka ndryshuar ligjin që rregullon transplantin në vitin 2021.

"Ndryshimet e reja e kanë bërë më të lehtë marrjen e organeve të të ndjerit, i cili në të gjallë nuk ka pranuar të bëhet donator," shkroi Zakharova.

Një leje … mund të lëshohet nga një zyrtar i cili merr përsipër organizimin e funeralit, si p.sh. mjeku kryesor i një spitali ose komandanti i një njësie ushtarake. Transplantimi lejohet jo vetëm në klinika shtetërore, por edhe në klinika private.

Sipas Zakharovës, individë të përfshirë në skema të tilla reklamojnë aftësinë e tyre për të siguruar zemra, veshka dhe mëlçi kudo në BE brenda 48-60 orëve, në varësi të porosisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.