Sulmi iranian evidentoi defiçitin në mbrojtjen izraelite
Goditja e fundit e Iranit mbi Izraelin ka evidentuar defiçitet e këtij të fundit në sistemin e Mbrojtjes ajrore. Sipas gazetës amerikane “The Wall Street Journal” nga 182 raketa balistike të lëshuara nga Irani, rreht 32 arritën të godasin bazën ajrore të Nevatimit dhe një raketë ra afër drejtorisë qendrore të MOSSAD-it. Irani përdori raketa balistike, jo kruiz, pasi ato fluturojnë me shpejtësi më të madhe, ndërkohë që në aspektin e kostove, predhat kundërajrore izraelite janë më të kushtueshme.
Ende s’kam arrit paqtimin me vendin tim
Modeli sovjeto-finlandez si zgjidhje e konfliktit Rusi-Ukrainë
Një mënyrë për të zgjidhur konfliktin Rusi-Ukrainë, sipas ish-shefit të NATO-s, është lëshimi nga Kievi i një pjese të territorit të vendit. Në intervistën e parë pasi la detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se Ukraina mund të detyrohet të rinegociojë duke e parë rivendosjen e kufijve të vitit 1991 si një parakusht për çdo marrëveshje paqeje.
As kumbara e AI nuk e di çfarë është Inteligjenca Artificiale e Përgjithshme
AGI ose Inteligjenca Artificiale e Përgjithshme është një projekt i OpenAI, për të cilin janë mbledhur plot 6.6 miliardë dollarë. Projekti synon të krijojë një mënyrë të re që "i sjell dobi të gjithë njerëzimit".
Por se çfarë është AGI nuk është ende e qartë. Madje, këtë nuk e ka të qartë as ajo që njihet si « kumbara » e AI.
Në një diskutim në samitin e lidershipit të inteligjencës artificiale të Credo AI, Fei-Fei Li, një studiuese me famë botërore, tha se as ajo nuk e di se çfarë është AGI.
Objekti i komisionit "Xhafa" mbetet tërësisht Politik pas bojkotit nga Drejtësia
Komisionin Parlamentar për Antikorrupsionin, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, një i drejtë mes të padrejtëve ky, është bojkotuar nga të gjitha institucionet kushtetuese të drejtësisë. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLP, KLGj, ILDKPI dhe Gjykata Kushtetuese, i kanë thënë JO, pjesëmarrjes me ekspertë në këtë komision që tashmë mbetet me objekt pune tërësisht të politizuar.
Ofensivë diplomatike e Iranit në botën arabe. Paqe me Sauditët
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka pritur në Doha të Katarit ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite faisal bin Farhan Al Saud me të cilin siç raportohet është diskutuar promovimi i marrëdhënieve dypalëshe. Pezeshkian ka bërë thirrje për unitet mes myslimanëve, duke vënë në dukje se të dyja vendet do të ecin përpara për të eliminuar dallimet. Nga ana e vet ministri saudit ka nënvizuar vendosmërinë e vendit të tij për të zhvilluar marrëdhëniet me Iranin.
Komente për një takim Putin-Biden. Rusia i "ofron" BE-së Eurazinë pa SHBA-të
Samiti i G20 i muajit nëntor në Brazil mund të inaugurojë një moment kthese për krizën ukrainase. Një ditë më parë, agjencia ruse e lajmeve, “TASS” sillte në vëmendje një deklaratë të presidentit amerikan Joe Biden që në interepretimin e saj, “nuk përjashtonte një takim me presidentin rus Putin” në Brazil.
Por unë besoj se Putin nuk do të shfaqet
citohet Biden.
"Jemi kthyer në koloni financiare të SHBA"
BE po kthehet në një koloni financiare të SHBA-ve. Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, thotë se kjo vjen nga pronësia që kanë Shtetet e Bashkuara mbi të dhënat bankare të qytetarëve evropianë dhe dominimi i sistemeve globale të pagesave.
Gjermani, protesta kundër furnizimit me armë të Ukrainës dhe Izraelit
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër dërgesave të armëve në Ukrainë dhe Izrael, ndërsa shprehin shqetësimin për një përshkallëzim të mundshëm bërthamor, sipas mediave lokale dhe videove të postuara në mediat sociale.
Tubimi, i organizuar nga grupe të ndryshme pro paqes dhe të krahut të majtë, u mbajt më 3 tetor, që përkon me Ditën e Unitetit Gjerman, që shënon bashkimin e Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore komuniste në vitin 1990.
Microsoft, investim 4,3 miliardë euro për sistemet e AI në Itali
Microsoft do të investojë 4.3 miliardë euro (4.8 miliardë dollarë) gjatë dy viteve të ardhshme për të forcuar inteligjencën artificiale (AI) dhe infrastrukturën cloud në Italinë veriore.
Ky është investimi më i madh i kompanisë amerikane në Itali deri më tani dhe e kthen Italinë e Veriut në një nga qendrat më të mëdha të të dhënave të Microsoft-it në Evropë, që do të mbulojë edhe Mesdheun dhe Afrikën veriore.