Kryeministri i vetmuar Rama përballë koalicionit që e kërkoi koha, Berisha-Meta

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë. Po si është situata ekonomike. Së pari le të analizojmë borxhin publik apo borxhin qeveritar. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria e ka të dytin më të lartë në rajon, në nivelin 54.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Një borxh i lartë publik ndikon në inflacion, pra rritjen e çmimeve, dhe gjithashtu ul investimet.
Le të shohim çmimet. Sipas Eurostatit çmimet e ushqimeve në Shqipëri për vitin 2023 ishin minimalisht sa 90% e çmimeve mesatare të ushqimeve të Bashkimit Evropian dhe më të lartat krahasuar me rajonin. Pra Shqipëria, një vend bujqësor me një klimë të shkëlqyer për bujqësinë paska çmime të larta të ushqimeve!
Le të shohim pagën minimale dhe fuqinë blerëse. Shqipëria sipas të dhënave të Eurostatit është vendi i katërt nga fundi me pagën minimale më të ulët në Evropë për periudhën Janar 2025.
Për sa i përket fuqisë blerëse të pagës minimale, sipas Eurostatit në vend të fundit në Evropë renditet Shqipëria
Pra, ndërsa kryeministri Rama në fushatën e tij po mendon për Shqipërinë e vitit 2030, është e udhës të thuhet se ka një nevojë të madhe të zgjidhen problemet ekonomike të lartpërmendura. Të mendosh për të ardhmen pa pasur një qasje objektive për atë që po ndodh në të tashmen do të thotë të mos ia kesh idenë se çfarë po ndodh realisht. Dhe për rrjedhojë një përqasje e tillë është e dëmshme për të tashmen.
Ushqimet
Në vitin 2013, kur partia Socialiste dhe tashmë partia e Edi Ramës ishte në opozitë, ulja e çmimeve të ushqimeve të shportës ishte një nga pika kryesore të fushatës së tij. Ku ndodhemi sot pas 12 vitesh? Çmimet e ushqimeve të përditshmërisë janë një barrë tepër e madhe për ekonomitë e familjeve shqiptare. Pa u zgjidhur puna e ushqimeve aktualisht, si mund të mendohet për vitin 2030?!
Droga
Një ndër trgjeditë më të mëdha të viteve të qeverisjes së Edi Ramës është fakti se droga është skalitur në kulturë dhe art tek të rinjtë. Drogës dhe tregtisë së drogës tashmë i thuren lavdve nëpër këngë të llojit rep si edhe në videoklipet përkatëse. Ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet një kombi; t’u futësh në mendje të rinjve se ligësia është një mënyrë për të jetuar e për të dëfryer. Kështu shkatërrohen familjet.
Plehrat
Sa ironike duken të gjitha këto skandale që kanë plasur me djegësit e mbetjeve, që kanë tronditur kupolën e administratës “Rama”. Kjo për faktin se kur ishte në opozitë partia e Edi Ramës e bëri kauzë të mëdhe mosimportimin e mbetjeve. Madje mblidheshin edhe firma për të mbajtur referendum kundër importit të plehrave. Masivisht socialistët e bazës qenë edhe kundër djegieve të plehrave në Shqipëri.
Njerëzit
Sipas këndvëstrimit të shumë socialistëve të së kaluarës, Partia Socialiste mblidhte pas vetes pjesën dërrmuese të populit shqiptar. Tashmë, në 12 vjet qeverisje të Edi Ramës, 1 milion njerëz janë larguar nga Shqipëria. Ky është dëmi i vërtetë ekonomik dhe shoqëror i Shqipërisë. Sa përpara do të kishte ecur bujqësia dhe industria e vendit nëse kjo fuqi e madhe punëtore do të ishte në vendin tonë? Po sa familje janë ndarë nga njerëzit e tyre të dashur? Nuk është logjike që me burimet natyrore dhe klimën që kemi të largohen 1 milionë vetë. Këtu, domosdorisht ka gisht qeveria me politikat e veta. Dhe ka qenë vetë kryeministri Rama, që në 2015 e vlerësonte sukses të qeverisë së vet punësimin e të rinjve jashtë shtetit.
https://www.respublica.al/2015/10/10/rr%C3%ABnimi-i-programuar-i-kapitalit-njer%C3%ABzor
Socialistët
Po sipas këndvështrimit të shumë socialistëve të së kaluarës, Partia Socialiste mblidhte pas vetes një numër të madh njerëzish me vlera dhe intelektualë. Tashmë kjo parti jo vetëm që nuk i mbledh më, por duke parë lajmet dhe çfarë po ndodh me njerëzit në këtë parti, kush ka pak nivel intelektual nuk qaset më në parti. Nga ana tjetër, ata që kjo parti i vlerëson me poste drejtuese apo e ndihmojnë, në një formë apo tjetër, të mbledhë votues, u rritet mundësia që një ditë të bukur të përfundojnë përpara drejtësisë.
Rasti “Erion Veliaj”
Erion Veliaj u shfaq në skenën publike në fillimvitet 2000 me një organizatë si tip lëvizjeje të quajtur “Mjaft”, e cila siç thuhet lindi si ide në një kafene nga një grup të rinjsh dhe e cila ndihmohej me financime nga jashtë për ca kohë. Në një intervistë në vitin 2005, kur Veliaj u pyet nëse lëvizja do të kthehej në parti, ai u shpreh se nuk ishte ende koha dhe flet për sfidën më të madhe të kësaj lëvizjeje:
- Sfida më e madhe është, besoj, si do të arrijmë të edukojmë 3 milionë njerëz dhe t’i mbruajmë me bindjen që ne meritojmë më shumë.
https://www.youtube.com/watch?v=aeRdOSrej_Q
Pra, gjatë kohës së kësaj inteviste në Shqipëri kishte 3 milionë shqiptarë. Lëvizja “Mjaft” protestonte kundër “padrejtësive sociale” të qeversisë së Fatos Nanos, gjithashtu edhe kryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste.
Më pas lëvizja “Mjaft” lindi Partinë “G99”. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, Veliaj kandidoi për deputet me këtë parti, e cila ishte në koalicion me Partinë Socialiste që atëkohë ishte në opozitë me një kryetar të ri, Edi Ramën. Veliaj nuk u zgjodh deputet dhe Partia Socialiste vazhdoi të ishte në opozitë.
Veliaj iu bashkua më vonë radhëve të Patisë Socialiste duke u katapultuar në deputet dhe ministër. Më pas Partia Socialiste e kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Fati i eci deri në mandatin e treti. Papritmas plasi një skandal i madh dhe Veliaj arrestohet dhe e gjen veten përpara drejtësisë, në një kohë që në Shqipëri pritet të zhvillohen zgjedhjet më interesante të pluralizmit. Kaq.
Këtu kemi një panoramë të plotë të asaj që ka të ngjarë të ndodhë nëse i bashkohesh partisë së Edi Ramës. Kjo që i ndodhi Veliajt është ajo që me shumë gjasa mund t’i ndodhë çdo socialisti. Dhe çdo socialist kur sheh se çfari i ndodhi Veliajt mund të pyesë vetën: “A do të ma bëjë edhe mua këtë partia? Vallë a i zihet besë?” Më shumë sesa Veliajt, dëm i është bërë partisë së Edi Ramës. Kur nuk paska siguri kur inevston në Partinë Socialiste për të mëdhenjtë, lëre pastaj për të vegjllit...
Nga 20% deri në 22% për Edi Ramën
Le të analizojmë votat e Partisë Socialiste gjatë kryesimit të kësaj partie nga Edi Rama.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, PS-ja mori 620,586 vota apo 40,58% të votave në total, ose e thënë ndryshe u votua nga 20.12% e të gjithë qyetarëve me të drejtë vote. Në këto zgjedhje, PS-ja ishte pjesë e koalicionit parazgjedhor “Bashkimi për Ndryshim”, i cili si koalicion mori 688,748 vota, të cilat u përkthyen në 66 mandate (ku 65 mandante i mori PS-ja). Pjesëmarrja në votime ishte 50.77%, pra më shumë se gjysma. Këto zgjedhje, PS-ja i humbi.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, PS-ja mori 713407 apo 41.36% të votave në total, ose e thënë ndryshe 21.80% e të gjithë qyetarëve me të drejtë vote. Në këto zgjedhje, PS-ja ishte pjesë e koalicionit parazgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili si koalicion mori 993,904 vota, të cilat u përkthyen në 83 mandate (ku 65 mandante i mori PS-ja, përsëri). Pjesëmarrja në votime ishte 53,47%, pra më shumë se gjysma. Këto zgjedhje PS-ja i fitoi.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, PS-ja mori 764,791 vota apo 48,34% të votave në total, ose e thënë ndryshe 22.15% e të gjithë qyetarëve me të drejtë vote. Në ato zgjedhje, PS-ja garoi e vetme dhe rezultati i saj zgjedhor u përkthye në 74 mandate. Pjesëmarrja në votime ishte 46.77%, pra më pak se gjysma. Këto zgjedhje PS-ja i fitoi.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, PS-ja mori 768,250 vota apo 48,68% të votave në total, ose e thënë ndryshe 21.40% e të gjithë qyetarëve me të drejtë vote. Në ato zgjedhje, PS-ja garoi e vetme dhe rezultati i saj zgjedhor u përkthye në 74 mandate. Pjesëmarrja në votime ishte 46.29%, pra më pak se gjysma. Këto zgjedhje PS-ja i fitoi.
Pra gjatë periudhës një periudhe 16 vjeçare PS-ja në udhëhjeqjen e Edi Ramës si në kohët e më të mira ashtu edhe në ato më të këqija nuk ka mundur të çojë në kutitë e votimit më shumë se rreth 20% deri në 22%. Madje, për sa i përket zgjedhjeve të fundit parlamentare Shqipëria shënoi një minimum historik rajonal për sa i përket pjesëmarrjes. Për më tepër në dy zgjedhjet e fundit parlamentare pjesëmarrja ka qenë më pak se 47%. Nga ana tjetër në dy zgjedhjet e fundit, PS-ja nuk ka arritur të marrë as gjysmën e votave të përgjithshme.
Sali Berisha dhe Ilir Meta
Si Sali Berisha ashtu edhe Ilir Meta, na pëlqen apo nuk na pëlqen kanë një përvojë të gjërë politike dhe kushtet objektive të arenës politike shqiptare janë të atilla, që këta politikanë të kenë një peshë të rëndësishme. Jo më kotë vazhdojnë të jenë në politikë.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha fitoi zgjedhjet duke marrë 81 deputetë nga 140. Ishte një rikthim i fuqishëm i Berishës në krye të qeverisë. Në librin e vitit 2006 të Enciklopedisë Britanike, kapitulli për Shqipërinë nis këhtu: “Shqipëria përjetoi një ndryshim madhor të kahjes politike në vitin 2005 kur në 3 korrik koalicioni i qëndrës së djathtë i ish-presidentit Berisha fitoi zgjedhjet paralmentare.”
Nga ana tjetër Ilir Meta kishte formuar Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) dhe fitoi 5 depuetë gjatë këtyre zgjedhjeve. LSI-ja ishte në opozitë.
Këtu shohim të shfaqet aftësia e Berishës për t’iu rikthyer politikës në mënyrë të papritur, duke krijuar koalicone, si edhe të shfaqet aftësia e Metës si politikan që i përshtatet kërkesave të kohës.
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ishin një sprovë e vështirë për Metën, pasi ndryshoi kodi zgjedhor nga mazhoritar i përzier me proporcional në proporcional rajonal. Pra këtë që kemi edhe sot pak a shumë. E megjithatë, LSI-ja mori 4 mandate. Pas zgjidhjeve, LSI-ja i bashkohet koalicionit të Berishës. Në librin e vitit 2010 të Enciklopedisë Britanike, në kapitullin për Shqipërinë thuhet: “Konservatorët siguruan 70 nga 140 mandate parlamentare dhe formuan një koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), e cila mori 4 mandate. Kjo shënoi një kthesë në kulturën politike të polarizuar të Shqipërisë postkomuniste pasi ishte koalicioni i parë qeveritar që përfshinte parti si nga e majta ashtu edhe nga e djathta”.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, LSI-ja hyri në zgjedhje me koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ku bënte pjesë edhe PS-ja. Ky koalicion fitoi zgjedhjet. Kontributi i LSI-së ishte 16 deputetë nga 83 që mori ky koalicion. Berisha pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe u tërhoq nga kryesimi i Partisë Demokratike (PD). Ndërkaq edhe Meta do të tërhiqej nga kryesimi i LSI-së, pasi në vitin 2017 u zgjodh President i Shqipërisë.
Rikthimi
Në mungesë të figurave politike të kalibrit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, kryeministri Edi Rama mundi të vazhdonte i qetë sundimin e tij. PD-ja dhe LSI pa udhëheqësit e tyre përkatësisht figurat e lartpërmendura u kthyen në paterica të pushtetit të Ramës. Madje arritën deri aty sa në peridhën 2017-2021 u mor vendim nga drejtuesit e PD-së dhe të LSI-së që deputetët e tyre të digjnin mandatet dhe të mos merrnin pjesë në zgjedhjet lokale.
Pas zgjedhjeve paralmentare të vitit 2021, drejtuesi i PD-së sulmoi Berishën dhe kërkoi përjashtimin e tij nga PD-ja. Kjo ishte gjëja më e keqe që mund të ndodhte për kryeministrin Rama. I sulmuar, Berisha justifikonte të drejtën për t’u mbrojtur dhe kështu me votim nga anëtarët e PD-së ai u rikthue si kryetar i kësaj force politike. Në 2022, Ilir Metës i përfundoi mandati i presidentit dhe rikthehet tek LSI-ja, ku rizgjidhet kryetar me votë anëtarëve dhe e reformon duke filluar që nga emri. Tashmë forca politike e Metës quhet Partia e Lirisë.
Në zgjedhjet vendore të vitit 2023 PD-ja dhe Partia e Lirisë garuan me kandidatë të përbashkët për kryetarë dhe këshilltarë bashkish. Rikthimi i Berishës dhe Metës e tronditën kryeministrin Rama, sa të gjithë fushatën e ktheu në sulme personale ndaj tyre. Madje ai arriti deri aty sa t’u thotë qytetarëve të mos votonin.
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit
Kjo fushatë zgjedhore ka qenë tepër e heshtur karahasuar me ato të mëparshmet. Ndoshta ngaqë përballja është shumë e fortë. Nga njëra anë partia e Edi Ramës duket se e ka të pamundur të marrë më shumë vota se 21% apo 22% i qytetarëve me të drejtë vote. Nga ana tjetër, frontit opozitar i janë rithyer Berisha dhe Meta, që kanë një përvojë të madhe politike. Të dy garojnë me “Koalicionin për Shqipërinë Madhështore”, një koalicion ky që përshin në listat e veta zgjedhore kandidatë nga rreth 26 parti politike. Dhe të mos harrojmë se gjithçka ndryshon kur bashkohen vota.
Nga njëra në partinë e Edi Ramës kandidatët janë të detyruar të punojnë për siguruar mbijetesën politike të kryetarit të tyre. Nga ana tjetër në frontin opozitar të gjithë kandidatët duhet të punojnë më së miri për veten e tyre për të dhënë rezulatin maksimal.
Le të marrim rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. PS-ja mori 768,250 vota. PD-ja dhe LSI-ja (tashmë PL-ja) së bashku morën 729,798. Të pavlefshme ishin 83,028 vota, dhe ishin më shumë se e gjithë shuma e votave të partive të tjera të marra së bashku, hiq PS, PD, LSI (PL). Dhe kjo është një statistikë e frikshme, pasi rreth 83,028 votues kanë marrë mundimin të shkojnë në kutitë e votimit për të votuar por duke e shpallur votën e tyre të pavlefshme. Pjesëmarrja ishte 46.29%. Aktualisht duke parë gjendjen politike dhe grupimet politike detyrimisht ndryshon edhe përqasja e qytetarëve ndaj mënyrës se si ata do të votojnë.
Faktori ndërkombëtar
Populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës zgjodhi me shumicë vote Presidentin Donald Trump (Tramp) në krye të vendit. Zgjedhjet presidenciale amerikane ishin një përballje e ashpër, ku u mund e vjetra dhe fitoi e reja. Një nga strategët e kësaj fitore të Presidentit të SHBA-ve Trump është këshillues i fushatës zgjedhore pranë “Koalicionit për Shqipërinë Madhështore”, ku bëjnë pjesë Berisha dhe Meta. Ky është një fakt për t’u menduar, për sa u përket këtyre zgjedhjeve.
Përfundimi
Nuk dihet si do të dalë rezulatati deri kur të kenë përfunduar votimet dhe të jenë numëruar votat. Por mund të bëhet një parashikim nisur me sa u tha më lart. Nëse pjesëmrrja në votime shkon mbi 50%, atëherë ka gjasa të ketë përparësi “Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”. Ndryshimin e ka shumë në dorë masa e madhe që nuk votojnë dhe më 11 maj vendosin të votojnë. Koha do ta tregojë...
Add new comment