Për situatën kriminale në Shqipëri duhet dënimi me vdekje
Ngjarja dramatike në Shkodër me katër të vrarë, nga të cilët dy ishin kalimtar të rastit, pak a shumë, ruan të njëjtin raport, ndërmjet atyre që ishin objektiv dhe kalimtarëve të rastit, të serisë së ngjarjeve kriminale të mëparshme. Sa kalimtar, roje, banakier, kamerier, madje dhe fëmijë, po u shtohen statistikave që, të paktën mediat, nuk po i lënë në harresë.
"Ithtarët e luftës duan regjimin kukull të Kamalës"
Elon Musk, një nga njerëzit kryesorë të biznesit në SHBA, thotë se ithtarët e luftës brenda udhëheqjes amerikane po mbështesin një "regjim kukull" të udhëhequr nga kandidatja presidenciale demokrate Kamala Harris.
"Ithtarët e luftës duan regjimin kukull të Kamalës sepse duan më shumë luftë," i tha Musk gazetarit Joe Rogan në një intervistë.
Ngjarja e Novi Sadit, dorëhiqet ministri serb i Ndërtimit: Nuk kam përgjegjësi, iki për arsye morale
Ministri serb i Ndërtimit, Goran Vesiç, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra pas aksidentit të Novi Sadit ku gjetën vdekjen 14 persona si pasojë e rrëzimit të çatisë së një stacioni hekurudhor. Vesiç ka sqaruar se ka dhënë dorëheqjen e tij ditën e aksidentit dhe për këtë ka komunikuar me presidentin Aleksander Vuçiç.
Nuk mund të pranoj akuzën për vdekjen e 14 personave për shkak se as unë dhe as njerëzit që punojnë me mua nuk kanë ndonjë përgjegjësi për këtë tragjedi. Unë po largohem për arsye morale pasi aksidenti ndodhi në fushën e detyrave të mia si ministër
“Kurrikula dy gjuhësore në 14 shkolla të Tiranës ndikon te shqipja e dobët e fëmijëve”
Testet PISA, të cilat vlerësuan nxënësit 15-vjeçarë gjatë 2024, nxorën në pah mangësi në formimin shkencor, por edhe në lexim dhe gjuhë shqipe.
Në studion e MCN TV, Irida Xhura, mësuese e lëndës, tha se leksiku i shqipes te kjo moshë është tkurrur dhe dëmtuar për shkak të terrenit që ka fituar teknologjia dhe rrjetet sociale.
Video/Burgu i rrobave në Iran
Prej disa ditësh ka qarkulluar në mediat sociale video e një studenteje iraniane e cila ka dalë me të brendshme në mjediset e universitetit në Teheran. Po kështu ajo ka lëshuar edhe flokët duke ecur lirshëm në një vend ku ka rregulla kufizuese për veshjen.
"NATO duhet të fokusohet në rregullimin e Evropës"
Gjenerali Philip Breedlove thotë se NATO duhet të shqyrtojë dobësitë e saj dhe të rindërtojë sektorin e prodhimit për të qenë gati për të përballuar sfidat e shumëanshme që do të dalin. Në një intervistë për greken Kathimerini, veterani Breedlove, i cili është aktualisht profesor i shquar në Institutin e Teknologjisë së Xhorxhias, thekson se pavarësisht sfidave që paraqiten në rajone të ndryshme, NATO duhet të fokusohet në rregullimin e Evropës.
Trump ka shtruar rrugën për luftë civile
Zgjedhjet amerikane tashmë janë një e panjohur për këdo. Asnjë sondazh, asnjë përpunim opinion, asnjë angazhim nga thuajse të gjitha mediat kryesore nuk e ka qartësuar situatën. Rezultati mund të jetë çfarëdo, çka ndoshta për herë të parë u ka dhënë amerikanëve ndjenjën e pasigurisë. Në një intervistë për “Kathimerini”, George Stephanopoulos, një njeri i angazhuar me administratat amerikane dhe gazetar, ka vënë në dukje pikërisht të jashtëzakonshmen e kësaj fushate.
Izraeli shkëput përfundimisht marrëdhëniet me UNRWA
Izraeli ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për ndërprerjen e marrëdhënieve me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
Njoftimi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme izraelite pas miratimit javën e kaluar të dy projektligjeve që ndalojnë UNRËA-n të veprojë në Izrael.
“Në emër të ministrit, Israel Katz, Ministria e Jashtme ka njoftuar OKB-në për anulimin e marrëveshjes ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe UNRËA-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Rama përjashton gazetarët shqiptarë nga takimi me mediat në Selanik
Gjatë qëndrimit të tij në Selanik, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët grekë, duke përjashtuar gazetarët shqiptarë.
Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet pyetjeve të mediave të vendit fqinj, duke shmangur gazetarët e mediave të Tiranës.
Shmangien nga konferenca e raportojnë vetë gazetarët e mediave shqiptare, të cilët e shoqëruan kryeministrin në Selanik, pasi u mbajtën për të paktën tre orë në doganën greke.
Tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter godet Selanikun
Greqia është goditur sot nga disa tërmete, më i forti me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter.
Tërmetet kanë qenë me epiqendër në Néa Moudhaniá, rreth 60 kilometra nga qyteti i Selanikut. Kanë qenë tri goditje sizmike, dy mes të cilave konsiderohen pasgoditje të tërmetit kryesor.