Bushka flet aty ku duhet...në Facebook
Ka reaguar sot në Facebook edhe Klotilda Bushka, e cila flet për “ferrin ku po kalon sot Ajola Xoxa” shoqja e saj e fëmijërisë. Zonja Bushka, e cila mbulon detyrën e Kryetares së Komisionit të Ligjeve, deklaroi në komision se për çështjen e hetimit penal ku figuron si person nën hetim paraprak, ajo “do të fliste atje ku duhej dhe ku flitet për këto gjëra”. Pra në prokurori. Mirëpo zonja në fjalë ka rendur në Facebook për të sqaruar pozicionin e vet të cilin refuzoi ta sqaronte si përgjegjësi morale në Komision.
Video/Subjekti penal Klotilda Bushka: Jam e dinjitetshme!
Në një diskutim në Komisionin e Ligjeve, deputeti Dashnor Sula ka kërkuar dorëheqjen e kryetares, Klotilda Bushka, për shkak se është objekt hetimi nga SPAK. Bushka ka refuzuar duke deklaruar se është person i dinjitetshëm:
Gjykatësi i ri i Posaçëm
Kryeministri i Shqipërisë, një njeri i mandatuar për të drejtuar ekzekutivin e Shqipërisë ka deklaruar sot në një koment për BIRN se arrestimi i Erion Veliajt përbën një moment kur hetimi penal ka dalë jashtë shinave kushtetuese.
Dosja hetimore ngjan me një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.
Askush nuk flet për drejtësi!
Si u reagua ndaj vendimit të SPAK për arrestimin e shtetasit Erio Veliaj? Ka rëndësi ky vëzhgim, për aq sa mund të bëhet, sepse zbërthen deri diku ambiguitetet e mëdha dhe të vogla të skenës publike. Sigurisht që do të duhej të pritej një ndjenjë triumfi tek opozita që siç u shpreh Belind Këlliçi ka organizuar 44 protesta para Bashkisë së Tiranës.
Deputeja Klotilda Bushka në hetim paraprak nga SPAK për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"
Në kuadër të batërdisë Veliaj, SPAK njofton edhe se:
SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online
Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:
Akuza: Korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, deklarim i rremë, pengim i së vërtetës
Lidhur me arrestimin e Erion Veliajt dhe masën për persona të tjerë, SPAK ka publikuar njoftimin e mëposhtëm për akuzat:
"Kur shita Partinë"! Akademia e Shkencave promovon librin e akademikut Skënder Gjinushi
Kur shita partinë dhe mora Akademinë!
Ky është titulli i librit më të ri, e ndoshta të vetmit, të kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi. Nga një sy i shpejtë që “Të Kripura” i ka hedhur librit, që promovohet këtë javë në mjediset e Akademisë, mund të thuhet se aty Gjinushi lëvron një zhanër të rrallë letrar: autobiografinë kritike, kritikë e realizuar përmes humorit.
Detyrim paraqitje për Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha
Krahas z. Veliaj, në kuadër të së njëjtës dosje, është kërkuar detyrim paraqitje për: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha.
Përditësim: Bazmataja i erdhi Live. Akomodohet te burgu 302
Zoti Veliaj ishte në komunikim live në një kopësht në Yzberisht kur i ka ardhur bazmataja. Burimet thonë se është dërguar në burgun 302, ndërkohë që bashkëshortja Ajola Xoxa ndodhet në arrest shtëpiak.