Vendimi i Gjykatës/Veliajn e la në burg Kodi Penal, jo "propaganda e SPAK dhe përgjimet"
Disa media kanë publikuar pak minuta më parë pkesë nga vendimi i GjKKO-së për keyebashkiakun e Tirsnës, Erion Veliaj, për masën e sigurisë ndaj tij. Nisur nga spekullimet dhe interpretimet e shumta për vendimin dhe sidomos nga akuza se Veliaj u la në burg thjesht për shkak të të dhënave që u mblodhën nga përgjimet, sjellim këtu një pjesë të arsyetimit të Gjykatës:
Gjermanët tërhiqen nga projekti i aeroportit në Vlorë: Ka hasur kritika në të gjithë Evropën
Qeveria shqiptare po ecën përpara me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pavarësisht rezistencës së ashpër nga banorët dhe kritikave nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Projekti ka lidhje me Mynihun në Gjermani, pasi filiali i Munich Airport GmbH, Munich Airport International (MAI), është duke vepruar si këshilltar. Siç u njoftua në Këshillin Bashkiak të Mynihut të martën më 8 prill, Munich Airport International, do të tërhiqet
Kur të mbrojnë më shumë nga sa të mbron Partia
Dje, Mero Baze, pronari dhe drejtuesi i gazetës “Tema” shkruante një opinion për Erion Veliajn dhe përballjen e tij me SPAK, nisur nga përgjimet e fundit që qarkulluan në media ku përmendet edhe ai.
Ndër të tjera z. Baze thotë se:
Që media në Shqipëri ka qëndrime editoriale të ndikuara nga politika, kjo nuk është ndonjë gjë e re dhe as kriminale. Tanimë është modë në gjithë botën.
Ka vetëm një Rilindje: Të Krimit!
Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në rrjetet sociale projektin e ri ariktektonik që prek edhe stadiumin “Selman Stërmasi”. Të cilin në aspektin zhvillimor është e vështirë ta përkufizosh. Z. Rama e ka të thjeshtë. Ai ka termin “Rilindje” që e ka bërë si spoti publicitar në mes të çdo transmetimi.
Projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës ndërkombëtare, i cili do t’i japë Tiranës një tjetër qendër të bukur urbane, plot jetë e atraksione
Bie llotaria e vitit 2030, Kallas: Shqipëria në BE, në varësi të reformave, jo një qeverie apo individi
Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2030 është në fund të fundit një objektiv realist në varësi vetëm të reformave. Pretendimi i kryeministrit Edi Rama se Shqipëria hyn në Europë vetëm me një mandat të katërt të Partisë Socialiste, është sfumuar kështu me një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, që ka qenë sot në Tiranë.
Çështja "Beleri" merret në shqyrtim nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Rasti “Beleri”, pra arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve locale në Himarë dhe mbajtja në burgim, do të shqyrtohen nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, më 26 qershor. Në këtë datë është afati i fundit që Beleri dhe qeveria shqiptare të arrijnë një marrëveshje ë duhet depozituar në GJykatë,
Ky është një hap i parë domethënës për drejtësi. Konfirmon legjitimitetin e pretendimeve të mia dhe ekspozon manipulimin politik kundër meje dhe pakicës greke në Shqipëri
Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë
Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet të krijojë qeverinë e re deri më 18 prill.
Më siguroi se mund të sigurojë shumicë që të krijojë qeverinë
ka thënë Vucic.
Glorifikimi i të ashtuquajturit "Shpëtimi i Hebrenjve" në Shqipëri
Historia kërkon edhe pak Dinjitet! Pak...
Do të jetë e vështirë që historia jonë të gjejë ndonjë përfaqësues institucionesh pa shtyllë kurrizore deri në këtë nivel sa kryeministri Edi Rama. I cili e ka shumë të lehtë që të bëhet rrogozi i kujtdo që sadopak mund t’i shërbejë për ndonjë yçkël lobimi në këtë botë. Sepse kjo është edhe politika e madhe e këtij zotërie: ta begenisin diku për t’u shitur këtu si lider me peshë dhe imunitet. Në takimin me presidentin izraelit, Isac Herzog, zhvilluar në Jeruzalem, z.
"Gazetarí" me Letër Porosi nga Burgjet
Përgjimet e Veliajt tashmë janë pronë e publikut. Ato u publikuan, nuk u përgënjeshtruan dhe as zhgënjyen. Ato sqaruan edhe ata që nuk duan të sqarohen se pse e mbrojnë Veliajn e burgosur, sesi "i marrin detyrat" Mero Baze, Carlo Bollino dhe pas tyre Yzeirët dhe Dumat.
Tani SPAK nuk ka më nevojë të përgjojë se modeli i brekëve të Shukriut me vrimën në mes të brekëve është universal. Është kriteri moral. Ndaj ata që nuk e dinin tani e panë Gazetarinë me Letër Porosi nga Burgu. E kishim parë më herët nga Bandat e krimit, tani nga politika.