Marrëdhëniet ruso-japoneze në pikën e moskthimit
Rusia dhe Japonia kanë hyrë në një fazë kritike të relacioneve të tyre diplomatike për shkak të pretendimeve publike japoneze për ishujt Kurile. Në datën 7 shkurt në Tokio dhe qytete të tjera të Japonisë janë mbajtur ceremoni apo aktivitete për Ditën e Territoreve të Veriut, që janë parë nga Kremlini si akte rivendikuese për Kurilet.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova i ka cilësuar ato si antiruse në natyrë dhe ka vënë në dukje krahasimin e bërë me Ukrainën.
SHBA dorëzon tek europianët komandën e Napolit dhe Norfolkut
ShBA ka vendosur të dorëzojë në përgjegjësinë europiane dy postokomanda të rënësishme të NATO-s: atë në Napoli të Italisë dhe tjetrën në Norfolk të SHBA.
Lajmi raportohet nga disa media perëndimore sipas të cilave masa vjen në kuadër të politikës së administratës së re amerikane për të shndërruar NATO-n në një aleancë të drejtuar nga europianët.
Megjithatë SHBA do të mbajë ende komandën e Forcës së Bashkuar Ajrore, asaj Detare dhe Tokësore.
Rabini me 128 mijë ndjekës i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale
Rabbi Menachem Goldberg. Guidë Suksesi. Mençuri antike për prosperitet modern. Krijo pasuri, vendos qëllimin. Nis shndërrimin tënd.
Bioja informuese. Më poshtë edhe një adresë.
128 mijë ndjekës, foto dhe video ku flitet për rregullat e hebrenjve për t’u pasuruar.
Profili është shumë i gjetur dhe i stilizuar në mënyrë të goditur. Me një ton të qetë dhe pa asnjë lloj agresiviteti, rabini me mjekër dhe vjeshje të hasidikëve, frymëzon.
Rusia, Italia dhe Polonia i thonë "Jo" Bordit të Paqes
Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes. Njoftimin e ka bërë ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, në një intervistë për RTVI.
Një vendim kundër ka dalë edhe Polonia dhe Italia, duke e lënë nismën e Donald Trump në hijen e një ambicjeje personale. Kryeministri polak Tusk ka shprehur rezerva për organizimin e Bordit, ndërkohë që ministri i Jashtëm italian, Tajani, ka vënë në dukje pengesën e pakapërcyeshme që vendos Kushtetuta italiane.
Bëj edhe burg për një shumë të caktuar!
Qeveria ka miratua sot disa vendime të rëndësishme. Në fakt vendimet e çdo qeverie janë të tilla sepse kanë fuqinë të prishin qetësinë e të gjithëve. Por vendimet janë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me financime, përfshirjen e ekselentëve në administratë, paga.
Janë vendime që prekin kategori të tëra njerëzish, për mirë ndoshta, por që nuk hyjnë në serinë e informacioneve apo vendimeve që ndikojnë për mirë në jetën publike.
Sauditët dështojnë me megaqytetin 1.5 trilionë$ në shkretëtirë. Shpresa te data centerat
Një qytet me kulla të larta në, teknologji në mes të shkretëtirës. Projekti u një megaqyteti ideuar nga prisni saudit Mohammed bin Salman ka dështuar. Me synime hiperambicioze në shifrat e 1.5 trilionë dollarëve, aktualisht projekti është shndërruar në një sipërmarrje për ndërtimin e data centerave.
Greqia në dilemë për pjesëmarrje në Bordin e Paqes
Mediat greke raportojnë për një dilemë diplomatike të Athinës zyrtare sa i takon pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ideja anashkalon OKB-në dhe bie ndesh me rezolutën 2803/25 që përfaqëson planin e paqes për Gazën, ndërkohë që nga Bashkimi Europian, ftesës së Trump I janë përgjigjur pozitivisht deri më tani Hungaria dhe Bullgaria, ndërkohë që Gjermania dhe Franca kanë një qëndrim shumë të ashpër kundër.
Tenxherja 701
Në Shqipëri ka aktualisht një idiot të veshur me pushtet gjithfarësh: ekzekutiv, ekonomik, publik dhe parlamentar. Quhet Edi Rama dhe punon si kryeministër, ndërkohë që lehaqenien e ka pasionin e vet natyral.
Gjykata Kushtetuese Popullore
Dikur ka patur dy prokurori: Publike dhe Popullore. Sot populli shqiptar ka dy gjykata kushtetuese. Njëra që paguhet nga buxheti dhe tjetra në rrjetet sociale, e përbërë nga jurisë, konstitucionalistë freelance që paguhen nga fryma e shenjtë dhe dëshira e mirë për mëmëdhenë. Le ta quajmë zotin Ylli Manjani kryetarin e Gjykatës Kushtetuese 2.0 për shkak të prononcimeve të tij të vazhdueshme për çështje juridike ku spikat sidomos vlerësimi si provë i mesazheve telefonike të dekriptuara nga shërbimet policore.
Në burg, por me Drejtësi jo Procedurë
Ka një debat mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Zhurma lidhet me raportin 4:4 në Gjykatë që implikon pamundësi të zgjidhjes kushtetuese të konfliktit të krijuar në këtë kuadër.
Një pjesë e anëtarëve thonë se masa e pezullimit prek funksionin politik kushtetues të ministrit, ndaj ajo vepron njësoj si heqja e imunitetit në intensitet.
