Ishin emigrantë dhe sot janë kasapë

Postuar në 06 Mars, 2026 21:12

Për kuriozitet: Ky i hebrenjve në Izrael dhe Palestinë, është ndoshta rasti unik kur emirantët shndërrohen në një lloj uzurpatori që kërcënon këdo. Pamjet i takojnë viteve '40, kur izraelitët e sotshëm shfaqen si imigrantë në Palestinë. Dekadat kanë kaluar dhe çfarë shohim sot është një kullesë gjaku që quhet Izrael. 

Pushtimi teknologjik i mendjes!

Postuar në 06 Mars, 2026 18:16

Kjo është një fjalë e mbajtur në vitin 1998 nga Neil Postman, intelektual dhe kritik i njohur në SHBA. Duke marrë temën e teknologjisë dhe ndikimit të saj në jetën tonë, Postman shtron gjashtë pyetje kryesore për atë që trajtohet përherë si përparim i pandalshëm i teknologjisë.

Çfarë problemi zgjidh teknologjia, çfarë problemi të ri krijon, kush përfiton nga teknologjia e re, këto janë disa prej pyetjeve që në thelb riafirmojnë dilemën e përjetshme të njeriut: ne nuk i shpëtojmë dot vetes me asnjë lloj inovacioni.

Narkoshteti njihet zyrtarisht si realitet nga BE

Postuar në 06 Mars, 2026 17:47

Tri ditë më parë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, foli për penetrimin e krimit në ekonomi si problem që duhet adresuar në kuadër të procesit të integrimit.

Feriti del në sipërfaqe/Firmosi marrëveshjen e detit, nga ana tjetër informonte opozitën e kohës

Postuar në 05 Mars, 2026 20:00

Numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar sot në Parlament, se Ferit Hoxha, i dekretuar si ministër i Jashtëm, se ky i fundit kur drejtonte negociatat me Greqinë për çështjen e detit, kishte qarkulluar marrëveshjen në Gazeta Shqiptare. Mbi atë material, Tedi Blushi gazetar shkruajti se deti iu shit Greqisë. Pra Ferit Hoxha, firmoste marrrëvshjen, nga ana tjetër ushqente mediat dhe opozitën. A dinte gjë Berisha? Ku ta dish! Ndoshta edhe i ka thënë vetë Feritit që kështu rrezikon të dalë aset për Kombin! 

Shënime të Galileos në librin e Ptolemeut, 20 vjet para deklarimit të famshëm

Postuar në 05 Mars, 2026 19:36

Disa shënime mbi një tekst antik që ruhet në Bibliotekën Qendrore Kombëtare në Firence, rezultojnë të jenë shkruar nga Galileo Galilei, rreth vitit 1590.

U përgënjeshtrua për 6 ditë

Postuar në 05 Mars, 2026 18:10

Mjaftuan vetëm gjashtë ditë sulme ajrore që SHBA të kuptojë dhe pranojë publikisht se ka nevojë për aleatët e vet në botë dhe se madje ata janë pjesë e paëvendësueshme e mbrojtjes së interesave të saj.

Së pari kemi presidentin Donald Trump që u ankua për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, të cilat i ka fyer vazhdimisht këtë vit.

Së dyti, kemi vendet e Gjirit ndaj të cilave SHBA ka detyrime të mëdha sepse sigurojnë fluksin e naftës në Perëndim, pra janë barometër i ekonomisë.

Në mediat sociale goditet me raketë parlamenti shqiptar

Postuar në 05 Mars, 2026 15:38

Pas djegies së vilës ë Enver Hoxhës, në mediat sociale ka nisur lufta ndaj Parlamentit. Një raketë ka goditur sallën e seancave duke e përvëluar komplet. Tregues i frustrimit të madh që politika krijon te shoqëria. 

Një Amerikë që e bën botën të pasigurtë

Postuar në 04 Mars, 2026 20:46

 

Administrata amerikane e Donald Trump, e ka shndërruar kaq shpejt imazhin e SHBA, saqë është e vështirë të kuptosh se ku po rend ai vend tashmë. Pretendimet për Amerikën e Para, me goditjet ndaj agjendave transgjinore dhe imigracionit janë teza të kuptueshme për një vend që kishte bartur probleme të mëdha. Dhe që i afrohet një krize ekonomike serioze.

Politika e Iranit nuk ndryshon

Postuar në 04 Mars, 2026 13:37

Ambasadori i Iranit në Rusi, Kazem Jalali, ka deklarur se politika e jashtme e vendit të tij do të vijojë të jetë e njëjta, bazuar mbi trashëgiminë e Ali Khameneit.

Trashëgimia intelektuale e këtij arkitekti të madh dhe strategjia e rezistencës do të jetë pa asnjë diskutim një themel i pandryshuar i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit

citon agjencia “Tass” Jalali.

Presidenti i ri, një krizë vendore e Kosovës

Postuar në 03 Mars, 2026 21:39

 

Takimi i sotëm mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për "sigurimin e 80 votave" nuk është thjesht një takim politik; është dëshmia e radhës e një krize jologjike, e ushqyer nga fanatizmi, prapambeturia politike dhe inati i prodhuar brenda kodit të mentalitetit tonë politik e social.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS