Metabolizmi dhe plakja e trurit
Termat e vdekur të Tranzicionit
Një nga shfaqjet më inflacionare në Shqipëri është kriticizmi përmes ankesës. Shumëçka nuk funksionon kështu që të godasësh është e lehtë. Kur kritkon apo kur ankohesh është e lehtë edhe të ndiesh se ke të drejtë, se po bën një punë të mirë, ndërkohë që koha po provon se as drejtësia, as demokracia, as të drejtat, e madje as siguria personale nuk janë të dhëna që përmbushen vetvetiu.
I Keqi dhe Më e Keqja që ndryshuan Kushtetutën
Nuk ka ditë të fushatës elektorale që përfaqësues të Partisë Socialiste të mos përmendin emrin e Sali Berishës, gogoli i tyre i preferuar. Njëherë 1997, njëherë Gërdeci, pastaj 21 janari. Kusuret nuk mbarojnë.
Mediat: Gati firmosja e marrëveshjes për mineralet e rralla mes SHBA dhe Ukrainës
“Bloomberg” raporton se Kievi zyrtar është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve të rralla me SHBA qysh nesër. Marrëveshja do të inkuadrohet në një plan më të gjerë investimesh në sektorin e energjisë dhe teknologjive përkatëse dhe do të ndërthuret me partneritetin strategjik mes të dyja vendeve.
Biznesi kosovar pritet në takim zyrtar në Selanik
Kosova dhe Greqia kanë gjetur gjuhë të përbashkët komunikimi për sa i përket bashkëpunimit ekonomik. Në Selanik është pritur një delegacion nga biznesi Kosovar, i drejtuar nga Kreu i Dhomës së Tregtisë, Lulzim Rafuna.
Sipas këtij të fundit, eksportet greke zënë 5% të totalit të importeve të Kosovës dhe ka nënvizuar se Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë përfaqësojnë potencial të madh për biznesin grek, sidomos në infrastrukturë dhe zhvillimin e turizmit.
Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në media edhe skandalin “Signalgate”. Nga intervista e dhënë, pjesa më e madhe e mediave kanë tërhequr një pohim të presidentit amerikan për Ukrainën, që sipas tij do të mposhtet për pak kohë.
Nuk e duan më Ramën, por nuk do e votonin dot Berishën
Siç është tashmë e dukshme dhe e pranuar, fushata elektorale po tentohet t’i nënshtrohet një lloj shfaqjeje denoncuese, tallëse dhe denigruese nga Kryeministri Edi Rama. Që nga përdorimi i simboleve si bufi e deri te sulmet e vazhdueshme, fushata është ngjyrosur negativisht edhe për të shmangur diskutimet programore.
Ky fakt flet më qartë se çdo gjë tjetër për vetëdijen e shumicës për bilancin e vet.
Kësaj po i shtohet debati për kontratën e lobimit ta PD-së që vjen edhe në kuadër të thashethemit se Sali Berisha do të udhëtojë drejt ShBA në datën 4 maj.
Konklava për zgjedhjen e Papës mblidhet më 7 maj
Kongregacioni i Kishës Katolike është mbledhur sot dhe ka vendosur që Konklava për zgjedhjen e Papës së ri do të nisë më 7 maj.
Kardinalët do të hyjnë në pasditen e asaj dite në Cappella Sistina ku do të mbajnë votimin e parë, paraprirë nga betimi dhe ndërmjetësimi i kardinalit Raniero Cantalamessa.
BE-ja mbetet e ftohtë për një Marrëveshje të Tregtisë Ndëratlantike. Lufta vetëm për tarifat në industri
Qeveria franceze nuk është e gatshme që në këtë moment të marrëdhënieve me SHBA të negociojë një Marrëveshje të re Tregtare Transatlantike. “Politico” citon një zyrtar të Presidencës së Emmanuel Macron, ndërkohë që të premten e shkuar, ministri i Financave, Eric Lombard, hodhi idenë e një “marrëveshjeje origjinale të tregtisë së lirë si një synim afatgjatë”.
Kabineti i ri i Gjermanisë, kancelari Merz zgjedh Gutnther Krichbaum për Marrëdhëniet me Europën
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz ka njoftuar se cilët do të jenë njerëzit me të cilët ai do të qeverisë. Mediat e kanë komentuar përzgjedhjen e bërë si të bazuar mbi përvojën, besnikërinë ndaj subjektit dhe lidership të orientuar nga biznesi.