„Discere et studēre ad futurum - Me mësue e me studiue për ardhmëri - Mësim e studim për të nesërmen!
Discere (nga lat. mësim) do të thotë veprim për ndryshime e zhvillim. Si proces, mësimi fillon nga vetëmotivimi i brendshëm për të mësuar diçka të re. Por nxitja për të mësuar mund të vijë edhe prej ngacmimesh të jashtme, nga kureshtja ose nga nevoja, prandaj të rriturit (prindërit, edukatorët, mësimdhënësit, mjeshtrit, profesorët, akademikët etj.) duhet t’u krijojnë fëmijëve/nxënësve/studentëve e studiuesve situata mësimore e studimore dhe t’i udhëzojnë ata si të mësojnë e të studiojnë.
Bazmataja për Ballukun rrëzon edhe alibinë e SKAP-it
Thirrja e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK për 21 janarin u interpretua nga PD-ja si zhvendosje vëmendjeje ndaj akuzave për Belinda Ballukun. Sot Balluku është pezulluar dhe i është marrë pasaporta. Asnjë reagim. Diversioni ra. Sepse goditja evidente ndaj zv.kryeministres e bën arrestimin apo dënimin e Berishës një çështje tê drejtësisë, jo persekutimit të opozitës siç pretendon Berisha.
ShBA kërkon portin e Pireut, tensionet me Kinën shfaqen në Greqi
Rivaliteti amerikano-kinez është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë në Greqi duke e vënë Athinën zyrtare në një pozitë të sikletshme.
Mediat greke raportojnë për “një përgjigje të ashpër” të ambasadës kineze ndaj komenteve të ambasadorit amerikan në Athinë Kimberly Gilfoyle, i cili kërkoi shitjen e portit të Pireut për të reduktuar ndikimin kinez në rajon.
Rikujtojmë Epikurin me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë
Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline, UNESCO që në vitin 2002 ka shpallur të Enjten e tretë të muajt Nëntor si Ditën Botërore të Filozofisë. Me rastin e kësaj dite zhvillohen aktivitete shkencore gjithashtu nuk mungojnë artikujt në gazeta e portale dedikuar filozofisë. Këtë vit po trajtojmë filozofin që gjeti ‘terapinë e shpirtit njerëzor’, Epikurin.
Video/E dinit që do i vrisnin dhe i çuat në pusi
Një deklaratë e Ben Blushit, deputet, ish-sekretar Politik i PS-së dhe ish-kryetar i Grupit Parlamentar Ben Blushi, sipas të cilit drejtuesit socialistë e dinin se më 21 janar do të kishte viktima dhe pavarësisht kësaj i çuan njerëzit në pusi.
Nuk ka drejtësi pa hetuar Karafilin e 21 janarit
Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK për ngjarjen e 21 janarit në cilësinë e personit në dijeni. Për parantezë duhet thënë se hetimet janë detyruar gjithësesi deri diku nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut që cilësoi pas një padie të familjes “Nika” se shteti kishte penguar hetimet. Dhe zvarritur ato. Mjafton ky cilësim profesional që ta zhvlerësojë të gjithë qëndrimin e z. Berisha, por edhe të gjithë karafilat e Edi Ramës në bulevard. Sepse hetimet mund të bëheshin.
SHBA bllokon TAP në furnizimin e UKrainës
Greqia është përfshirë në një “keqkuptim” me SHBA lidhur me aksesin në furnizimin me gaz të Ukrainës. Sipas mediave greke SHBA ka ndërhyrë për të siguruar ekskluzivitet në furnizimin e Ukrainës, duke shmangur nga konkurenca gazin azer që hyn në kontinent përmes gazsjellësit “TAP”.
Pak kohë më parë, Athina firmosi me palën ukrainase marrëveshjen Atlantic -See LNG Trade që siguron kalimin e gazit të lëngshëm të SHBA në Ukrainë, si kundërmasë ndaj shkëputjes me linjat ruse.
Niko publicitari
Niko Peleshi ka vendosur të të kthejë Kuvendin e Shqipërisë në një soft power të pushtetit të Partisë Socialiste, që është në fakt pushtet i Krimit të Organizuar në Shqipëri. Një zëvendës perfekt për çdo punë, z. Peleshi, sot drejtues i Parlamentit, ka sjellë për drejtimin e seancës plenare një adoleshente që ka mbajtur një fjalë të shkurtër para deputetëve të cilëve u ka kujtuar se i ndjek nga ekrani dhe mandej u bën thirrje për përgjegjshmëri.
Rimilitarizimi i Japonisë sjell pasoja ekonomike
Agjencia “Reuters” shkruan për një situatë të re gjeoplitike mes Kinës dhe Japonisë, pas deklaratave të kryeministres japoneze se një sulm nga Kina mbi Tajvanin përfaqëson një kërcënim jetik për mbijetesën e Japonisë.
Pozicioni i ri politik i Tokios ka disa implikime shumë serioze.
TotaEnergies akuzohet për krime kundër njerëzimit në Mozambik
Gjigandi francez i energjisë, Total, është vënë formalisht nën akuzë për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe torturë lidhur me një masakër në impiantin e gazit në Mozambik.
