Kryeministri pranon se 30% e ekonomisë është informale
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, kryeministri Edi Rama, ka pranuar shifrën e raportuar të informalitetit në ekonominë shqiptare në kuotën 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. I pyetur mbi këtë çështje dhe shifrën në fjalë të referuar nga Komisioni Europian.
Europa del jashtë Whatsapp dhe Signal
Qeveritë europiane kanë vendosur që të nxjerrin nga përdorimi i brendshëm i tyre shërbimet e aplikacioneve Whatsapp dhe Signal. Nisma përfshin qeveritë e Francës, Gjermanisë, Polonisë, Hollandës, Luksemburgut dhe Belgjikës dhe aplikacionet nuk do të përdoren më për shkëmbim të informacioni sensitiv.
Ndërkohë që NATO përdor sistemin e vet të mesazheve, Komisioni Europian do të dalë nga dy aplikacionet në fjalë në fund të vitit.
Raportet SHBA-Izrael, drejt ndryshimit
“Times of Israel” shkruan për një zhvendosje të ndjeshme në mbështetjen amerikane ndaj Izraelit, të paktën në termat e politikës sesi kjo mbështetje aplikohet deri më tani. Një çështje konkrete që ka dalë në sipërfaqe është sistemi Iron Dome, që deri më tani i është furnizuar Izraelit nga SHBA.
Kaliningradi, me rëndësi jetike për Rusi-Bjellorusinë. Naryshkin: Përgatitje njësoj si para Luftës II
Kreu i shërbimit rus të zbulimit, Sergey Naryshkin ka përshkruar situatën mes unionit Rusi-Bjellorusi dhe Bashkimit Europian si shumë të tensionuar dhe me përgatitje ushtarake të ngjashme me ato të para Luftës II Botërore.
Ne shohim rritje të militarizimit të ekonomisë në shtetet balltike dhe Poloni, rritje e ndërtimeve ushtarake në process dhe mobilizim potencial të territorit të shteteve balltike dhe Polonisë në zhvillim
ka thënë ai, në një deklaratë që citohet nga TASS.
Rusia: Disa vende europiane po prodhojnë dronë për Ukrainën
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se një rrjet kompanish në Europë është i përfshirë në prodhimin e dronëve dhe komponentëve për Ukrainën, të cilët përdoren për sulme ndaj territorit rus. Sipas saj, më 26 mars 2026, disa vende europiane vendosën të rrisin prodhimin dhe furnizimin me UAV, për shkak të humbjeve dhe mungesave në radhët e ushtrisë ukrainase.
Video/Izraeli tashmë është shtet nazist
Konrad Berkovicz, deputet polak, ka provokuar debate të forta në Poloni pasi është shfaqur në parlament me një flamur me ngjyrat e Izraelit ku në vend të yllit të Davidit është vendosur svastiva gjermane. Ai ka akuzuar Berkowicz për genocid në Gaza. Ambasada izraelite ka reaguar "e shokuar" nga ky qëndrim, ndërkohë që deputeti shkruan se Facebook i fshiu postimin pa njoftuar.
Rasti në KLP: A mundet një prokuror të ankohet kundër një gjyqtari në ambasadën amerikane?
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për dhënien e masës disiplinore "Vërejtje publike" ndaj një prokuroreje në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Rasti në fjalë lidhet me pretendimet e prokurores për një “vendimmarrje abuzive nga ana e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, e cila ka ndryshuar një masë sigurie ndaj një personi nën hetim për akuzën prodhim dhe shitje narkotikësh, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”.
Femra e parë në drejtimin e ushtrisë australiane
Susan Coyle është femra e parë që merr drejtimin e ushtrisë australiane. Ajo merr formalisht detyrën në muajin korrik dhe zëvendëson gjeneral lejtnantin Simon Stuart.
Italia rikthehet në bazën ajrore të Kuçovës
Mediat italiane shkruajnë për një përpjekje të re mes Shqipërisë dhe Italisë për të kthyer në operativitet bazën e vjetër të Kuçovës. Në këtë kuadër në Tiranë ka qenë kreu i shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane, gjenerali Luciano Portolano i cili është takuar me presidentin Barjarm Begaj, ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe homologun e tij, Arben Kingji.
Vetëm varrezat mbetën pa u rijetëzuar!
Pak ditë më parë u njoftua nga ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, zbatimi i një projekti për kullat e veriut të Shqipërisë.
Projekti përfshin GIZ Albania dhe mëton të “transformojë përmes rijetëzimit” kullat në veri nga të cilat deri më tani janë inventarizuar 523 në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.
Fokus do të jetë restaurimi, funksionalizimi dhe integrimi i kullave në rrjetin turistik kombëtar,-shkruan gazeta “Tema”.
