Pas vizitës në Serbi, Kryeministri në konferencë për shtyp: “Thyem akullin dhe shtrimë dorën e miqëisë në Beograd”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një konferencë të posaçme për shtyp, pas kthimit të tij nga Serbia. Rama ka përcjellë konsiderata pozitive për vizitën, për të cilën vlerësoi se përmbushi pritmëritë. “Ishim plotësisht të qetë për një mision jo të lehtë, ku u thye një akullnajë e shtresëzuar nga dekada të gjata luftërash, konfliktesh e dasish në mes të Europës. Ne shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë dhe sot jemi më afër. Për tu bërë miq të vërtetë do të duhet kohë më e gjatë por partneriteti serioz dhe bashkëpunim për interesat e secilës palë nuk presin”, tha Rama. Kryeministri ka sqaruar edhe çështjen e diskutuar për të folur për Kosovën në konferencën për shtyp, për të cilën kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se pala shqiptare, e preu në besë. “Besa është në dijeninë time një instrument etik i shqiptarëve, nuk e di që serbët ta kenë besën si instrument s’kemi dhënë ndonjëherë ndonjë besë që të quhemi besëshkelur. S’besoj të jetë thënë në këtë kontekst se pastaj hymë në histori”, tha Rama. I gëzuar shumë mesa duket nga jehona e vizitës, kryeministri shqiptar, duket se e ka mëtë lehtë të “luajë me akuzat për dronë”. “U bëmë familje dronash më duket, meqë e hodhi vëllai im të parin s’mund të rrija dhe unë pa hedhur të dytin”, tha ai.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/vizita-ne-serbi-rama-thyem-akullin--...
s.z
Add new comment