Zgjedhje-rrufe në Japoni, kryeministri Abe njofton për votime parlamentare më 14 dhjetor. Arsyeja, ngërçi ekonomik

Postuar në 18 Nëntor, 2014 10:55

Zgjedhje rrufe mund të quhen ato që ka thirrur kryeministri japonez Shinzo Abe për muajin që vjen. Ky lajm i papritur komentohet si një tentativë e guximshme për të mbledhur më shumë mbështetje për politikat e tij ekonomike të quajtura “Abenomics”, njofton The Guardian. Shinzo Abe deklaroi në një konferencë për shtyp sot se do të kërkonte shpërndarjen e dhomës së ulët të parlamentit të premten, për t’u hapur rrugën zgjedhjeve më 14 dhjetor. Abe shtoi se do ta shtyjë ende vendimin për rritjen e taksave nga 8% në 10%, deri në prill 2017, 18 muaj më vonë nga parashikimi. Ky vendim vjen pasi statistikat nxorën se ekonomia e vendit po rrëshqiste sërish drejt recesionit për herë të parë nga 2012-ta.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.