Kryeministri e quajti idiotësi - BIRN boton shkresën për ngritjen e grupit të punës për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të 21 janarit

Postuar në 27 Janar, 2015 11:55

Kryeministri i Shqipërisë doli dje në intervistën e parë për vitin 2015 në “Shqip” të Rudina Xhungës. Dhe duhet thënë se u mor jo pak me mediat, me gazetarët, duke i quajtur thuajse të gjitha kritikat, apo çështjet e ngritura këto kohë, si mite të ndërtuara në pabesi të së vërtetës. Idiotësi quajti ai edhe lajmin e publikuar nga BIRN se familjarët e viktimave të 21 janarit kanë negociuar me qeverinë për një dëmshpërblim prej 400 milionë lekësh. Ja se çfarë tha kryeministri që ka marrë votën e 1 milionë shqiptarëve:“Kjo është një tjetër idiotësi dhe i duhet vënë, në fakt, emri i duhur këtyre idiotësive, sepse dihet fare mirë që Qeveria nuk ka në dorë të përcaktojë një dëmshpërblim që e përcakon gjykata”. Madje shtoi me siguri të plotë se familjarët e viktimave kërkojnë vetëm një gjë: Drejtësi. Mirëpo mund të dalë pak si ndryshe ky muhabet, sepse sot BIRN boton një shkresë, që mban një firmë sipër me emrin Edi Rama, që pranohet juridikisht se ka detyrën e kryeministrit në vendin tonë. Dhe shkresa përcakton ngritjen e një grupi pune që më 31 korrik 2014 pikërisht për çështjen e dëmshpërblimit. Madje BIRN boton edhe faturat postare të kërkesave që dy nga djemtë e viktimave i dërgojnë Këshillit të Ministrave. “Grupi ndërinstitucional i punës ka për detyrë, që përmes angazhimit të ekspertëve vlerësues të licencuar, të bëjë përllogaritjen e drejtë të dëmit të pësuar nga viktimat në përputhje me praktikat më të mira kombëtare si dhe të gjejë burimet për përballimin e efekteve financiare. Grupi i punës të përgatisë një raport të hollësishëm për punën e vet, që së bashku me akt-ekspertimet e ekspertëve vlerësues, t’ia paraqesë ministrit të Punëve të Brendshme brenda 60 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij urdhri,” referon BIRN urdhrin. Duke supozuar se shkresa është e vërtetë dhe me gjasë BIRN e ka ruajtur atë si fishekun e fundit, do duhet që konstatimi i bërë me zë të ngritur nga kryeministri të përmbyset si pyetje: po ç’është kjo idiotësi që po bën vaki në një shtet ligjor e të së drejtës si Shqipëria?
http://www.reporter.al/kryeministri-ngriti-grup-pune-per-dem...
s.z

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p><script src="safari-extension://com.ebay.safari.myebaymanager-QYHMMGCMJR/fc74ca9b/background/helpers/prefilterHelper.js" type="text/javascript">
</script>Po cfare verteton kjo faksimilja mor S.Z. ne lidhje me me ate nese familjaret e viktimave kane negociuar me Qeverine per 400 milion (qe ka shume mundesi te jene 40 milion). Nese do te na mbushesh mendjen qe ju nuk beni keto loj idiotesish per te cilat e ka fjalen Kryeministri, botoje te plote vendimin dhe e analizojme. Kur ske cben edhe und ta tundesh deren por me pare hidhi pak vaj menteshave.</p><p>Tung</p>
<script src="safari-extension://com.ebay.safari.myebaymanager-QYHMMGCMJR/fc74ca9b/background/helpers/prefilterHelper.js" type="text/javascript">
</script>

Submitted by XY (not verified) on

<p>
<script src="safari-extension://com.ebay.safari.myebaymanager-QYHMMGCMJR/ccd0a223/background/helpers/prefilterHelper.js" type="text/javascript">
</script>
E cfare verteton kjo? Ne cilen pjese te atij dokumenti nga tregohet se familjaret e viktimave na paskan negociuar? Qe ta themi ndryshe, si e &nbsp;konfirmon ky vendim i Qeverise lajmin e BIRN se ka pasur negociata? A na e thua dot?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.