2/5 e rritjes së importeve të 2014-ës, u destinua për investime

Postuar në 28 Janar, 2015 08:34

Nga të dhënat e tregtisë së jashtme që publikoi sot INSTAT-i, rezulton se rritja e importeve gjatë 2014-ës ka qenë 35 miliardë lekë të reja, në krahasim me vitin paraardhës, ose 7%. 2/5 e kësaj rritje ka ardhur nga grupet “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” e “Materiale ndërtimi dhe metale”, të cilat janë të destinuara për investime. Ndersa 3/5 e rritjes se importeve u destinua per konsum.

Rrritja e eksporteve gjatë 2014-ës, përjashtuar grupin volatil “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, ka qenë 23 miliardë lekë të reja, ose 15%.

Ndoshta këto janë disa nga të dhënat që e kanë bërë Bankën Botërore të ritheksonte para një jave se rritja ekonomike në 2014-ën ka qenë të paktën 2%.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.