Shkullaku për “Express”: Sa më të dhunshme protestat, aq më shumë zvogëlohet Vetëvendosja

Postuar në 31 Janar, 2015 00:55

Analisti Armand Shkullaku konsideron se sa më e madhe dhuna nëpër protesta aq më e vogël do të bëhet Vetëvendosja. Ai kujton kohen kur kjo parti kishte mbajtur protesta në Merdarë e te Dheu i Bardh dhe humbjen e përkrahjes për Vetëvendosjen në çastin kur ishte përdorur dhuna. Në një intervistë për  të përditshmen “Express” në Kosovë, Shkullaku thotë se Kryeministri i ri duhet të lexojë drejt mesazhet e protestuesve, të cilët kanë dalë në rrugë për shkak edhe të papunësisë dhe kushteve të vështira ekonomike.  “Dhuna ishte vetëm njëri aspekt i protestës, por pjesëmarrja e madhe e qytetarëve ishte aspekti tjetër më i rëndësishëm që asnjë qeveri normale nuk mund ta injorojë. Në respekt të mijëra njerëzve që dolën në rrugë, qeveria duhej në radhë të parë të kishte dhënë shpjegime dhe një qëndrim për kërkesat e tyre” thotë Shkullaku për “Express”.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-armanda-shkullaku-sa-me-te-dhunshme-protestat-aq-me-shume-zvogelohet-vetevendosje-77141/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.