Moskovic i BE zotohet: Nuk ka dalje të Greqisë nga euro!

Greqia i përket eurozonës dhe monedha e vetme varet nga të qenit atje dhe jo nga “Grexit” (dalja e saj), është shprehur komisioneri i BE për çështjet ekonomike dhe financiare. Pierre Moskovic ka shprehur qëndrimin e tij në emisionin “Hardtalk” të BBC-së duke nënvizuar se “ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar largimin e Greqisë nga zona euro”. Por ai tha gjithashtu se qeveria greke duhej të kishte respektuar angazhimet e mëparshme. Ndërkaq Ministri i ri i Financave ka thënë se nuk do të negociojë për kushtet e ndihmës me “trojkën”, institucionet globale që mbikëqyrin borxhin grek. Partia e krahut të majtë, Syriza fitoi zgjedhjet e javës së kaluar me një platformë anti-shtrënguese, duke premtuar të përgjysmojë borxhin e Greqisë dhe të bëjë përsëri shkurtime të thella të vendeve të punës, pagave dhe pensioneve. Gjatë emisionit të BBC-së, Moskovici një ish-Ministër i Financave franceze, tha se, “BE beson se Greqia është në eurozonë, euro ka nevojë për Greqinë dhe se Greqia ka nevojë dhe dëshiron të jetë në eurozonë”.
l.v
Add new comment