Vendi përfshihet nga bora, shirat dhe erërat e forta. Në veri mungon energjia, zona të tjera rrezikohen nga përmbytjet

Postuar në 31 Janar, 2015 04:51

Shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta e kanë çuar në pikën kritike lumin e Vjosës, që rrezikon të përmbytë zonë ne Novoselës. “Ora News” raporton sipas korrespondentit të saj se ka qenë kreu i komunës Novoselë në Vlorë ai që ka dhënë alarmin se brenda një orë mund të gjenden nën ujë fshatrat Fitore dhe Bishan. Burimet lokale thonë se është mbledhur Shtabi i Emergjencave për të marrë masat për të shmangur këtë kërcënim që vjen nga lumi Vjosa që rrezikon një numër të madh banorësh. Ndërkohë nga stuhia e mbrëmshme e shoqëruar në disa zona me reshje dëbore, shiu dhe erëra të forta në disa zona në veri të vendit, u shkaktua ndërprerje e energjisë, rrëshqitje dherash dhe thyerje pemësh. Reshjet e shiut kanë sjellë bllokimin e segmentit rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, aksi do të jetë i bllokuar gjithë fundjavën deri të hënën e 2 shkurtit 2015.

 

l.v

 

http://www.oranews.tv/vendi/vlore-lumi-vjosa-ne-piken-kritike-mblidhet-shtabi-i-emergjencave/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.