Vlerësim i munguar për prof. Ramadan Sokolin. E bija: “U propozua dekorata “Nderi i Kombit”, por Presidenti nuk pati kohë ta shqyrtonte”

Postuar në 31 Janar, 2015 18:03

“Arratia e peshku të kuq”, emision i drejtuar nga Rezarta Reçi dhe transmetuar në “News24”, i kushtohej në serinë më të fundit, Ramadan Sokolit, etnomuzikologut të njohur, që u nda nga jeta në vitin 2008. Formati i emisionit bazohet në intervistën dhe Reçi kishte sjellë me këtë rast prononcime, dëshmi dhe mendime nga ish-kolegë apo nxënës të prof. Sokolit. Disa fjalë i ka thënë edhe e bija, Mirlinda Sokoli, e cila ka tërhequr vëmendjen në faktin e rrahur shpesh edhe në shkrime të ndryshme, për mosvlerësimin sa duhet të punës së Sokolit nga shteti shqiptar. Ajo ka shtuar se, puna dhe vepra e prof. Sokolit më tepër është vlerësuar jashtë vendit, madje nuk kanë munguar as çmimet. Ky anashkalim, kulmon në 90-vjetorin e lindjes, ku siç tha e bija, Mirlinda “dikush propozoi që ai të vlerësohej me dekoratën “Nderi i Kombit”. “Por”, nënvizoi ajo, “presidenti nuk pati kohë ta shqyrtonte”. 90-vjetori përkon me vitin 2010 dhe asokohe president ka qenë Bamir Topi. Ndonëse është në tagrin e kreut të shtetit të vlerësojë dhënien e dekoratave, çdo qytetar ka të drejtë të mendojë shpërndarjen e tyre këto 23 vjet, aq më tepër kur këta individë që dikur drejtojnë shtetin, kanë të drejtën të na prezantojnë me ata që “duhet të jenë nderi ynë”. Dhe ky mendim të çon në situatë groteske, pasi për ta thënë shqip: kush nuk e ka marrë ndonjë dekoratë në këtë vend. Pa folur për titujt “Qytetar Nderi”, shpërndarë pa hesap sidomos nga komunat(http://www.postbllok.com/alarm-epidemia-e-nderit-po-ben-kerd...).
s.z

Comments

Submitted by Qyteti i dekoruar (not verified) on

Me duket ekziston nje proze e shkurter, me kete titull: "Qytet i dekoruar", ku mund te dekorohen te gjithe,

pervec atyre qe nuk pranojne te dekorohen "kur dekorohen te gjithe"!

Ramadan Sokoli, po te kishte ndermend, kishte aq miq e dashamires ta propozonin per dekorata te Presidences se Tiranes

se tiranive te verteta dhe demokracise false!

por ai nuk e shkoi ndermend kete, asnje minute, asnje dite, asnje vit te jetes se tij...

Mos e lendoni, atje ku eshte, tani qe prehet ne paqen e tij, qe s'ka lidhje me gjepurat e kendejshme!

Njeri ka qene, per ndonje moment jete, mund te kete mbyllur syte kur ndokush tjeter, i njohur shume prej tij,

ishte duke vuajtur tiranine e asokohshme,

por gjithnje eshte bashkuar me memedhetaret dhe njerezit qe kerkonin, gjenin dhe falenderonin pa buje,

ate cfare i mungoi Shqiperise se asaj kohe.

Dhe qe duket se nuk e ka te lehte as sot...

Na kupto, profesor, keshtu eshte puna, duhet te ndjehesh i shperblyer,

teksa nuk dekorohesh njeheresh me ca te Tjere, me te cilet nuk do doje te shfaqeshe, askund...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.