Alba Malltezi i bën një apel të dëshpëruar Berishës: Bëhu si Gianni Morandi!

Në një shkrim të vetin të publikuar në Shqiptarja.com, Alba Malltezi bën një ballafaqim të veprimtarisë virtuale (në web) të dy personazheve, Sali Berishës dhe këngëtarit italian Gianni Morandi. “Kanë të njëjtën moshë, të dy të lindur në vitin 1944, Berisha në tetor, Morandi në dhjetor; kanë të dy një numër të lartë ndjekësish: mbi 1 milion qytetarë; por ndryshojnë shumë në përmbajtjen e vlerave që promovojnë.”, thotë Malltezi. Dhe më tej vëzhgon: “Ndërsa lexoj postimet e ish-kryeministrit, janë njësoj, pa asnjë ndryshim, me disa shkrime të gazetave të pas viteve 1994 fare pranë PD-së…, [janë] kryesisht sulme frontale mbi këdo dhe gjithçka, pa pushim. Asnjë pauzë për bukuritë e natyrës, për ndërrimin e stinëve, për retë, zogjtë. Ish-kryeministri kalon ditën në një nga zyrat në një nga pallatet më të bukura e të larta të kryeqytetit, ku besoj, në ditë të veçanta mund të shohë sy më sy retë, dhe Tirana që atje lart, duhet të duket një mrekulli. Por jo, të gjitha postimet janë vetëm me pamje brenda 4 mureve të mobiluara rëndë.”
Shkrimi e plotë mund ta ndiqni në linkun http://shqiptarja.com/blogs/periferi/z_berisha_hidhini_nje_sy_fb_te_gianni_morandit-1613-6.html
Re.Pu.
Comments
Ju zonje ose zonjushe (nuk e

Ju zonje ose zonjushe (nuk e di) beni disa krahesime dhe nxirrni disa te dhene te barabarta, Psh, 1milion ndjekes njeri, po 1 milion ndjekes tjetri, si kjo edhe disa barazime te tjera. Per te shpejtesine c (ose S) pjestohet energjia e me masen m dmth: c = e/m. Kjo eshte nje formule per te gjetur te dhena thelbesore ne studimet e thelluara te math-fizikes. Ndersa per te gjetur shpejtesine e nje makine pjestojme gjatesine e rruges me kohen, dmth: S =R/T. Kjo perdoret per jeten e perditshem. Tani kam nje pyetje, cfare formule keni perdorut per te nxjerre disa te dhena te Saliut me disa te dhena te Xhani Morandit? Krahesimi juaj calon edhe sikur ju te merrnit ne analize atomet qe perbejne molekulat e jetes se ketyre dy qenieve te gjalla, (prape e konsideroj edhe vete qe jam i gabuar kur i fus keta emra ne te njejtin peremer defotr: Te dy!

Darde, paske filluar te

Darde, paske filluar te tymosesh, apo ia fut fare me ate te bardhen?

Zakonisht gazetaret jane te

Zakonisht gazetaret jane te perqendruar tek puna e qeverise por me sa duket ne Shqiperi ka gazetare qe vazhdojne t'i bejne opozite opozites per te mos shqetesuar poziten me te cilen kane edhe interesa tenderash.

Je qe je Alba ta kishe ftuar Morandin te vizitonte Bunk'Art-in e t'i shpjegoje si funksionon gazetaria servile e pushtetit ne Shqiperi, sigurisht ne kujdesin e "Spazio Eventi".

Shkrim ne interes. Pa vlere.

Shkrim ne interes.

Pa vlere.

Add new comment