Drejt realizimit projekti për zyrat e deputetëve, “Panorama” shkruan se brenda 6 muajve në 12 qarqe do hapen 24 zyra

Postuar në 01 Shkurt, 2015 07:00

Pas disa vitesh vonesë, Kuvendi është drejt realizimit të projektit të hapjes së zyrave për deputetët, në mënyrë që këta të fundit të kenë një vend ku zhvillojnë takime me elektoratin. Gazeta “Panorama” shkruan sot se deputetët e maxhorancës dhe të opozitës do të bëhen me zyra të reja në 12 qarqet e Shqipërisë, në mënyrë që të shtojnë takimet me elektoralin dhe të jenë më në kontakt me problematikat e zonave të tyre. Në artikull shkruhet se ky projekt pritet të përmbyllet brenda 6 mujorit të parë të vitit 2015 dhe se për mobilimin e zyrave të deputetëve, është parashikuar një fond prej 3.5 milionë lekësh.

http://www.panorama.com.al/2015/02/01/kuvendi-miraton-planin-hapen-zyra-ne-12-qarqe-per-deputetet/

Variantet për hapjen e zyrave të deputetëve kanë qenë disa.  Varianti i parë ka qenë ai për hapjen e 140 zyrave , sa ç’është edhe numri i deputetëve, por që për shkak të kostos së lartë nuk ka gjetur konsensus. Aktualisht subjektet politike kanë zyra thuajse në çdo zonë elektorale.  Megjithatë, jo në pak raste, qytetarët mësyjnë selitë e partive politike apo hyrjen e Kuvendit e Parlamentit për të takuar deputetin e zonës së tyre për problematika të ndryshme.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.