Protestat e opozitës, Isa Mustafa: Problemet nuk zgjidhen me ultimatume

Postuar në 01 Shkurt, 2015 14:07

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa po përballet me presionin e ultimatumit të vendosur nga opozita për shkarkimin e ministrit serb për Kthim dhe Komunitet, Aleksandër Jabllanoviç. Afati i vendosur nga opozita është dita e mërkurre ndërsa dy protestat e mëparshme të saj për këtë  qëllim janë përshkallëzuar në akte dhune e në përleshje mes protestuesve e forcave policore.

Duke iu përgjigjur ultimatumit të “Vetëvendosjes” për protesta të tjera gjatë javës së ardhshme, në një deklaratë për shtyp Mustafa shkruan se “asgjë nuk zgjidhet duke dhënë ultimatume e duke vendosur afate”.

Është me interes të punojmë së bashku pozitë dhe opozitë dhe me minoritete për ta integruar vendin. Ky është interes që na bashkon, jo që na ndan.  Zgjidhjet nuk mund t’i gjejmë përmes ultimatumeve dhe kushtëzimeve por me përkushtimin tonë që të ballafaqohemi me sfidat më të mëdha të këtij vendi. Një ndër sfidat më të rëndësishme është të krijojmë ura bashkëpunimi me të gjitha komunitetet për të ushtruar sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për të bërë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe për të përmbushë kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. ..Nuk ka asnjë çështje e cila nuk mund të zgjidhet, por nevojitet mirëkuptim dhe përkushtim pozitiv i të gjithëve. Unë jam i përkushtuar të punoj me të gjithë dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës” thuhet në deklaratën e Mustafës,postuar në profilin e tij në “Facebook” ku nuk përmend nëse do t’a shkarkojë Jabllanoviçin.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.