Gramsh, ura drejt shkatërrimit, në izolim 400 banorë të fshatit Trashovicë

Postuar në 02 Shkurt, 2015 06:05

Vazhdojnë njoftimet dramatike nga përmbytjet që kanë pushtuar vendin. Rreth 400 banorë të fshatit Trashovicë në Gramsh, rrezikojnë të izolohen pasi ura që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të zonës po shkon drejt degradimit. Situata është përkeqësuar si pasojë e reshjeve, ndërsa ura si e vetmja rrugë lidhëse për këtë fshat, prej vitesh nuk njeh asnjë investim. Ura është thuajse e pakalueshme, ndërsa banorët e fshatit i bëjnë apel instancave përkatëse të ndërhyjnë. Uji ka pushtuar edhe tokat bujqësore si dhe disa banesa.

a.k

Comments

Submitted by Albanian Zoro (not verified) on

<p>Kjo ure eshte ure e ndertuar nga italjanet dhe e inaguruar nga vete Ducja!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.