Tsipras merr dhuratë një kravatë nga Renzi. Premton se do e veshë kur të zgjidhet çështja e borxhit

Pas konferencës së përbashkët për shtyp në Romë, kryeministrat Renzi e Tsipras u çliruan nga formalitetet zyrtare dhe shkëmbyen dhurata me njëri-tjetrin. Kreu i qeverisë italiane me jo pak humor i dhuroi homologut grek një kravatë me stemën e presidencës italiane të Bashkimit Evropian. Pas këtij gjesti nuk munguan batutat. Kryeministri Tsipras pasi falenderoi Renzin për këtë dhuratë premtoi se do ta vishte kur të Greqia dhe Bashkimi Evropian të gjenin një zgjidhje të përbashkët për punën e borxhit grek.
Ndërsa kryeministri Italian Renzi u shpreh i kënaqur që kravata e parë që do të vishte kryeministri Tsipras ishte e markës italiane. Nga ana e tij Tsipas i dhuroi kryeministrit Renzi nje CD me këngë të fshatrave grekë në jug të Italisë.
l.m
Add new comment