Katër shtyllat mbi Koman do të zhvendosen

Postuar në 04 Shkurt, 2015 05:51

Duket se çështja e mjedisit arkeologjik të Komanit po merr zgjidhje. Katër shtyllat e tensionit të lartë që parashikoheshin të kalonin në këtë hapëirë, në kuadër të linjës së interkonjeksionit, do të zhvendosen. Reagimet e shumta të shoqërisë civile, apeli i arkeologëve, por edhe ndërhyrja e Ministrisë së Kulturës ka sjellë vendimin në fjalë. “Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë do të jetë në pritje për një shqyrtim të propozimit të ri të OST për ato shtylla që mund të vendosen përtej zonës B, sipas procedurave të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për çdo instalim të ri në territorin e Republikës”, raporton “Dita”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.