Është apo jo Parma e Rezart Taçit? La Gazzetta dello Sport thotë se “po”, por më pas ngre dyshime e bën disa pyetje

Postuar në 05 Shkurt, 2015 05:56

Në të përditshmen sportive “La Gazzetta dello Sport” flitej mbi krizën e klubit të Parmës, gjë që është dëshmuar nga fakti se klubi nuk ka fuqi të paguajë rrogat e prapambetura të lojtarëve (shkrimi shoqërohej nga një fotografi e Rezart Taçit; është fotografia që shoqëron dhe këtë shënim tonin). Mediat kanë njoftuar prej kohësh se klubi ka kaluar nga duart e Tommaso Ghirardi-t në ato të një grupi ruso-qipriot që përfaqësohet nga një kompani me emrin ‘Dastraso Holding Limited’. Kalimi është bërë në dhjetor, dhe është raportuar që përfaqësuesi i kësaj kompanie është Rezart Taçi, i cili nga ana e vet ka emëruar në krye të klubit Ermir Kodrën, një djalë 28 vjeçar me banim në Itali. Mirëpo ‘La Gazzetta dello Sport’ thotë se kjo kompani, dmth ‘Dastraso Holding Limited’, është fare e re, e krijuar në fillim të nëntorit 2014 dhe me një kapital fillestar prej 1000 eurosh.

E njëjta gazetë e mbyll shkrimin lidhur me këtë argument me disa pyetje: Pse dreqin e kanë blerë klubin në një gjendje të tillë ekonomike, kur e dinin se nuk ishin në gjendje ta bënin pagesa të prapambetura? Pse nuk pritën fundin e kampionatit, kur dihej që Parma po shkonte drejt Serisë B, e kështu mund ta blinin më lirë? Pse vallë Rezart Taçi, i njohur prej të gjithëve si kreu i këtij grupi biznesi e si promotori i kësaj blerjeje nuk ka pranuar të mbajë një post në organigramën e re të klubit? Pse operacioni i shitjes së Parmës nuk u mbikqyr nga organet e kontrollit?

Për të lexuar shkrimin në italisht, shkoni në linkun http://www.gazzetta.it/Calcio/Serie-A/Parma/05-02-2015/parma...

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.