Turqi, zbulohet kamioni shqiptar me 50 kg heroinë. 5 persona të ndaluar

Postuar në 05 Shkurt, 2015 07:28

Një kamion me targa shqiptare është kapur nga autoritetet turke me 50 kilogramë heroinë. Lajmi që bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Milliyet”, bën të ditur se lënda narkotike u gjet në një makinë e cila transportonte materiale hidro-sanitare, lavamanë dhe rubineta dushi. Droga kishte si destinacion Shqipërinë për t’u trafikuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Heroina u zbulua dhe u sekuestrua në doganën “Halkali” të Stambollit falë përdorimit të qenve antidrogë, të cilët me nuhatjen e tyre kanë pikasur pluhurin e bardhë. Nga kontrolli, doli se droga ishte 50 kilogramë dhe se ishte e ndarë në 98 pako të lidhura me natriban. Prokuroria, pasi konfiskoi makinën me targa shqiptare, ka ndaluar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar si trafikantë të këtij rrjeti.

 

 

l.v

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=292545&fundit

 

Comments

Submitted by Joni (not verified) on

<p>Prite kur opozita te thote se keta jene pjese e bandes se droges se Rames</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.