Kryeministri njofton vendimin e OSHEE për mbështetjen e 53 mijë e 900 konsumatorë, të cilët janë ankuar në vite për faturimin afrofe

Kryeministri Rama ka njoftuar gjatë një konference për shtypin vendimin për lirimin nga detyrimi të abonentëve të mbifaturuar apo të gjobitur në mënyrë arbitrare, Janë 53 mijë e 900 konsumatorë, të cilët janë ankuar në vite për faturimin afrofe. “OSHEE pasi ka analizuar ankesat e disa mijëra konsumatoreve të saj dhe bazuar në një vendim të 2010, do të marrë sot zyrtarisht vendimin në favor të konsumatorëve. 51500 konsumatorë fitojnë të drejtën e tyre dhe çlirohen nga këto vendime të padrejta. Është pikërisht numri i ankesave që sjell në vendosjen përfundimtare të kësaj të drejte. 2400 të tjerë që në bazë të disa vendimeve nominative e kanë të njëjtën të drejtë. Janë 41.1 miliardë lekë, për të cilat ne do mbajmë përgjegjësinë tonë. Ky është botëkuptimi i ri. Kështu ndërtohet shteti modern i shqiptarëve”, – deklaroi Rama gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.
l.v
Add new comment