Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën. Në raport flitet për migrimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së

Postuar në 06 Shkurt, 2015 11:49

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debatoi të premten raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, mbi zhvillimet në Kosovë. “Zëri i Amerikës” raporton se në raportin që përfshin zhvillimet në periudhën nga 16 tetori 2014 deri me 15 janar 2015, sekretari i përgjithshëm  u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt të themelojnë Gjykatën e posaçme për krime lufte, e cila do të trajtojë pretendimet për përfshirje në krime lufte të ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngritura në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2010. Në raport u bëhet thirrje Prishtinës dhe Beogradit për angazhim në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Një pjesë të veçantë në raportin e sekretarit të përgjithshëm zë edhe shqetësimi për shtimin e numrit të qytetarëve të Kosovës që po largohen nga vendi në rrugë të paligjshme. Sipas “Zërit të Amerikës” askush nuk i di numrat e saktë, por autoritetet thonë muajt e fundit është shtuar shumë numri i qytetarëve të Kosovës që po kërkojnë strehim në vendet e Bashkimit Evropian, duke shfrytëzuar rrugët nëpër territorin e Serbisë për të kaluar në Hungari dhe prej andej në ndonjërin nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-unsc/2631456.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.