"Die Zeit”: 90 politikanë grekë të ndikuar nga Rusia. Mes tyre edhe M. i Mbrojtjes. Të dhënat, nga zbardhja 700 e-maileve konfidencialë

Qëkurse ndodhi rotacioni politik në Greqi, një seri shkrimesh nga media të ndryshme në Europë kanë vënë theksin te një lidhje e mundshme e Athinës zyrtare me Rusinë. Ka rënë në sy fakti se ministri i Mbrojtjes, Kammenos, ka dekaruar se është ftuar në Rusi, por bëhet edhe lidhja logjike se nëse do të vazhdohet të mbahet shtrënguar litari nga BE-ja, Alexi Tsipras mund të hidhet për ndihmë nga Rusia. Së fundmi, kësaj po i shtohet edhe një element i ri. Gazeta gjermane “Die Zeit” shkruan se janë rreth 90 politikanë grekë që janë të ndikuar apo kanë lidhje me Rusinë. Ajo i referohet rreth 700 e-maileve që janë hakeruar nga adresa e një ish-punonjësi të ambasadës ruse në Athinë. Janë politikanë që kanë komunikuar me rusë si Aleksandr Dugin, i konsideruar si ideolog antiperëndimor dhe biznesmenin Konstantin Malofeyev, që dyshohet se financon separatistët në Lindje të Ukrainës. Mes politikanëve grekë figuron edhe ministri i Mbrojtjes Kammenos, çka priret ta kthejë situatën në Greqi në një çështje sigurie. “E-mailet konfidenciale zbulojnë sesi disa rusë me pushtet po përpiqen që të influencojnë qeverinë greke”, referon gazeta greke “Protothema” artikullin e “Die Zeit”.
http://en.protothema.gr/die-zeit-700-e-mails-show-russias-an...
Emrat këtu: https://cgrozev.files.wordpress.com/2015/01/d181d0bfd0b8d181...
s.z
Add new comment