Luciano Moggi do të jetë sot në një takim me juventinë e të tjerë të apasionuar pas Serisë A në Akademinë e Arteve

Postuar në 09 Shkurt, 2015 01:07

Sot vjen në Tiranë Luciano Moggi, ish drejtori i Juventusit qysh prej vitit 1994 deri në skandalin e futbollit italian të njohur me emrin Calciopoli. Përapa eksperiencës me Juven, ai ka qenë drejtor sportiv edhe te Torino, Napoli, Roma e Lazio. I përfshirë në vorbullën e Calciopolit tok me të tjerë, është ende në një proces gjyqësor në kërkim të pafajësisë. Në muajin Mars do të zhvillohet një seancë në Gjykatën e Kasacionit, ku do të jepet dhe verdikti i fundit.

Në Tiranë ka ca muaj që është publikuar libri i tij autobiografik me titullin 'Topi është i imi", dhe Shtëpia Botuese 'Saras' ka organizuar sot një veprimtari përuruese në Akademinë e Arteve, në orën 17.00, ku pritet të ketë shumë juventinë, të cilët shohin te Moggi një nga arkitektët e shumë fitoreve e sukseseve të Juventusit (në fakt, në harkun e 12 viteve te Juve ai ka fituar 5 scudetto minus dy që nuk i njihen për shkak të Calciopolit, një kupë italiane, katër superkupa, një kupë interkontinentale, një champions league, etj).

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.