Një film për hipokrizinë dhe korrupsionin e Kishës Katolike

Postuar në 09 Shkurt, 2015 10:30

Me shumë interes pritet në Festivalin e Berlinit shfaqja e filmit “The Club”,  ku përshkruhet me nota të drejtëpërdrejta dhe therëse hipokrizia dhe korrupsioni në radhët e Kishës Katolike. Produksioni kinematografik mban firmën e regjisorit kilian Pablo Loren, i njohur për publikun për realizimin e trilogjisë për diktaturën e Pinoçetit.  Filmi tregon historinë e 4 klerikëve katolike dhe një ish-murgeshe  që jetojnë në një fshat të harruar bregdetar të Kilit. Të gjithë kanë rënë pre e mëkatëve në të shkuarën dhe tani janë të detyruar të jetojnë në një shtëpi që quhet “Shtëpia e Pendesës”. Ardhja e një kleriku të ri trazon jetën e tyre pasi ai vret veten që ditën e parë që hyn në “Shtëpinë e Pendesës”. Problemet shtohen kur një përfaqësues i Vatikanit vjen për të hetuar mbi vetëvrasjen e klerikut të ri. Aq sa e qetë  dhe e civilizuar duket në pamje të parë “Shtëpia e Pendesës”, aq  e trazuar  është nga brenda. Rrëmbime foshnjash, pedofili dhe homoseksualitet janë disa nga mëkatet që rëndojnë mbi 5 anëtarët e këtij klubi. Dhe gjithçka fshihet nën vellon e Kishës. Filmi fillon me një citim nga Libri i Zanafillës, në të cilën Perëndia e ndau dritën nga errësira, duke ndarë në këtë mënyrë të mirën nga e keqaj. Por për regjisorin Pablo Loren megjithatë, ky dallim nuk mund të bëhet pasi drita dhe errësira janë në të njëjtën cikël të jetës.

 

http://www.tovima.gr/culture/article/?aid=675433

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.