Tahsin Sajed e Bankës Botërore: "Shqipëria, klimë jofavorizuese ndaj biznesit"

Banka Botërore pohoi se sipas studimeve të fundit, klima jofavorizuese ndaj biznesit është një nga pengesat kryesore që përballin firmat vendase dhe të huaja në Shqipëri. Sipas korrespodentit të VOA në Tiranë, Ilirian Agollit, përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahsin Sajed thotë se një nga 5 përparësitë kryesore për Shqipërinë është nevoja për të vendosur një klimë cilësore biznesi. Ajo i bëri këto komente në një konferencë të grupit të Bankës Botërore dhe ministrisë së ekonomisë. “Përmirësimi i klimës së biznesit duhet vënë në qendër të punës së qeverisë, sepse kjo lidhet drejtpërdrejt me rritjen ekonomike - tha zonja Sajed. - Banka Botërore po mbështet nga afër përpjekjet e qeverisë për të krijuar kushtet e duhura në veprimtarinë e bizneseve dhe për të arritur rritjen ekonomike” - shtoi ajo.
l.v
Add new comment