Ndërhyn ERE. Tepricën e energjisë KESH do t’ia shesë vetëm OSHEE-së

Postuar në 09 Shkurt, 2015 13:29

Një ditë pasi Korporata Elektroenergjetike sqaroi arsyet pse nuk i shiti OSHEE-së energjinë e prodhuar nga teprica e prurjeve në kaskadën e Drinit, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar vendimin që detyron KESH-in t’i shesë vetëm Operatorit të Shpërndarjes energjinë e siguruar në kushtet e superprodhimit.

Në një intervistë për Ora Neës, kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti thotë se vendimi parashikon që në rastet e situatave të favorshme hidrike KESH t’i shesë energji OSHEE edhe për të mbuluar humbjet, energji të cilën kjo kompani kishte për detyrë ta siguronte vetë .

Ahmeti e quan marrëveshjen të leverdishme nga të dyja palët, si nga KESH që shet prodhimin e tepërt të tij, po ashtu edhe nga kompania e shëpërndarjes që do ta blejë energjinë për mblumin e humbjeve me një cmim më të ulët nga cmimi që ajo e blinte në import.

Mungesa e një marrëveshje i kushtoi buxhetit të OSHEE-së 4 milionë euro për blerjen e sasisë së nevojshme të energjisë që i nevojitej për të mbuluar humbjet gjatë muajit shkurt. Kjo pasi procedura kërkonte që OSHEE të hartonte kërkesën për blerje të energjisë nga KESH javën e fundit të janarit, duke e blerë atë me 57 euro për  MW/h, ndërsa pak ditë më vonë në 2 shkurt KESH hapi  ankandin për shitjen e energjisë të prodhuar në kushtet e tepricës duke e shitur me 30 euro për MW/h.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.