Zaev nxjerr edhe përgjimet e politikanëve shqiptarë në Maqedoni. Asgjë për t’u shënuar

Ka nisur publikimin e përgjimeve për të cilat kishte kryer taki me kryeministrin Gruevski, kreu opozitar maqedonas i LSDM-së Zoran Zaev. Sipas tij, mes të përgjuarve janë edhe liderët e partive shqiptare. Ai ofroi para gazetarëve të pranishëm audion e përgjimit që i është bërë Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe Rufi Osmanit. Përgjimet e publikuara janë biseda private që nuk i implikojnë ata. Ja çfarë bisedonin liderët shqiptarë.
Ali Ahmeti flet me personin e quajtur Fatmir
Ali Ahmeti: A më dëgjon Fatmir?
Fatmiri: Po
Ali Ahmeti: Si e vlerësoni ju edhe me Irfanin të shkojmë edhe diku jashtë nëse ka nevojë.
Fatmiri: Tash për tash ta kalojmë këtë punë, këtë situatë dhasht Zoti mos të nevojitet ndonjë operacion… me enët e gjakut. nëse kemi ndonjë indikacion tjetër, atëherë operacioni do të jetë i nevojshëm.
Menduh Thaci flet me një person të paidentifikuar
Shoku: Ku je?
Menduh Thaçi: Mos më lodh në këtë telefon
Shoku: Ku je?
Menduh Thaçi: Çe…
Rufi Osmani duke biseduar me personin e quajtur Bujar
Bujari: Profesor?
Rufi Osmani: Urdhëro Bujar
Bujari: Desha një deklaratë vetëm në maqedonisht.
a.k
Add new comment