Pukë, shembje dheu në minierën e Munellës, vdes minatori 48-vjeçar

Postuar në 14 Shkurt, 2015 06:02

“OraNews” raportoi se gjatë ditës së sotme në minierën e Munellës në Pukë ka patur shembje dheu. Lajmi u bë i ditur nga policia e Pukës. Shembja e masivit të dherave i ka kushtuar jetën minatorit 48­vjeçar Gjovalin Prenga. Burime nga autoritetet policore thanë se trupi i pajetë u nxor nga 2 mijë metra thellësi, në galerinë nr. 6 rreth orës 12:30 minuta. Mësohet se 48-vjeçari ka qenë i vetëm në galeri teksa punonte në atë sektor. Pas ngjarjes në minierë ka reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve e cila ka shprehur indinjatën e radhës për kushtet e punës. Sipas Gjon Zekës, pak javë më parë ISHMI bëri vlerësimin në minierë dhe raportoi se kushtet e punës ishin brenda standardeve. Ai tha se inspektimi u bë me kërkesë të Sindikatës pas ankesave të minatorëve. “Shpresoj që ISHMI të ketë të drejtë për raportin”, tha Zeka. Në fjalën e tij ai theksoi se “raporti i ISHMI­t u bë shkak që minatorët të ndalnin protestat. Vlerësuesit e kushteve të punës në minierë duhet të mbajnë përgjegjësi. Do t’i drejtohemi prokurorisë”, u shpreh Gjon Zeka.

 

l.v

 

http://www.oranews.tv/vendi/puke-shembje-dheu-ne-minieren-e-munelles-dyshohet-se-ka-viktima/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.