“The Wall Street Journal”: Obama shkëmben letra me Khamenein, mbi mundësinë e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Iranit në luftën kundër Shtetit Islamik

Postuar në 14 Shkurt, 2015 12:30

“Zëri i Amerikës” raporton se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë shkëmbyer korrespondencë. Por Shtëpia e Bardhë dhe qeveria e Iranit nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këtë korrespondencë. Megjithatë të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje bërthamore, sipas një artikulli të gazetës “The Wall Street Journal”. Gazeta shkruan se Ajatollah Khamenei i ishte përgjigjur nismës së Presidentit Obama për komunikim. Khamenei i ka shkruar presidentit amerikan “javët e fundit” në përgjigje të një letre nga Obama në tetor “që shtronte mundësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në luftën kundër Shtetit Islamik”, nëse arrihej një marrëveshje bërthamore, sipas gazetës. Një diplomat iranian i paidentifikuar i tha “The Wall Street Journal” se përgjigja  Khameneit kishte një ton respektues, por ai nuk kishte bërë premtime.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/obama-khamanei-iran-/2644208.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.