Peticion online kundër koncesionit të parkingjeve publike. Qytetarët i kundërvihen projektit të Bashkisë

Një peticion qytetar po qarkullon tanimë online nën siglën: “Bashkia e Tiranës: JO koncesionit të parkimeve në Tiranë!”. Peticioni është bërë publik në faqen “AVAAZ.org”. “Koncesioni duhet ndaluar nga qytetarët e Tiranës pasi krijon një monopol për një periudhë 35 vjeçare, e cila nuk justifikon vlerën e investimit”, thuhet në këtë peticion. Peticioni vjen menjëherë pasi në Këshillin Bashkiak të Tiranës u diskutua që 41 mijë vendet e parkimit të kryeqytetit të jepeshin me koncesion firmave private, çka do të thotë se i gjithë territori të mbetet pa asnjë vendparkim publik.
l.v
Add new comment