Deklarata e ashpër e Presidentit pas telefonatës së tensionuar me Ramën?

Postuar në 15 Shkurt, 2015 01:49

Pak ditë më parë, nga institucioni i Presidentit u mbajt një deklaratë me tone të ashpra në drejtim të kryeministrit. “Institucioni i Presidentit të Republikës denoncon sulmet politike dhe fyerjet vulgare të organizuara nga Kryeministri i vendit ndaj Kreut të Shtetit Shqiptar në aulën e Parlamentit shqiptar.Prej gati dy vitesh, Presidenti i Republikës gjendet nën një fushatë fyerjesh, shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhi të pandërprerë, të organizuara dhe urdhëruara nga kryetari i qeverisë. Kjo praktikë jakobine, e padëgjuar kurrë më parë në këtë vend, ku dhuna e pushtetit fyen, kërcënon, shantazhon familjen, fëmijët dhe jetën e Presidentit të Republikës është e paimagjinueshme në një vend normal” thuhej në deklaratën e 12 shkurtit. (Deklarata e plotë: http://president.al/?p=24728). Gjuha e ashpër e deklaratës dhe praktika e pahasur më parë shkaktoi një serë diskutimesh dhe pikëpyetjesh në shtyp.

Pas replikave në distancë për kandidaturën e Visar Zhitit, zbulohen detaje të tjera të përplasjes mes dy krerëve të shtetit.  Gazeta “Panorama” shkruan sot për një telefonatë me tone të ashpra mes kreut të qeverisë dhe Presidentit të enjten e kaluar.  Në artikull shkruhen se “Rama dhe Nishani kanë shkëmbyer dhe një komunikim me tone të larta nëpërmjet telefonit”. “Mësohet se Kryeministri i ka kërkuar edhe në telefon Presidentit që të firmosë dekretin e Visar Zhitit për ambasador, por përgjigjja e Nishanit ka qenë e prerë, pasi ajo nuk është konsultuar me parë. Pas telefonatës, institucioni i Presidentit ka reaguar në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar kreun e qeverisë se nëpërmjet shantazheve kërkon të kapë institucionin e Presidentit” shkruhet në artikull.

http://www.panorama.com.al/2015/02/15/refuzimi-i-nishanit-per-zhitin-ambasador-ne-vatikan-rama-ridenim-per-qellime-politike/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.