“Shpërthen” Pacolli: Po u jepet hapësirë vetëm bizneseve të afërta me partitë politike

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, që në qeverinë e mëparshme ka mbajtur detyrën e zëvëndëskryeministrit, hedh akuza të forta ndaj qeverisë Mustafa-Thaçi. Në postime në rrjetet sociale, Pacolli akuzon se “tregu i Kosovës është duke u ‘ngulfatur’ nga ‘businesset’ e afërta me partitë politike” duke sjellë mungesë konkurrence.
Po ashtu, Pacolli shkruan se monopoli ekonomik (edhe pse shumë primitiv) po ndikon fuqishëm në ikjen e investitorëve nga Kosova dhe se monopoli po gjeneron korrupsion. E në postimin më të fundit, Pacolli shigjeton direkt dy drejtuesit e qeverisë. “A thua a e dinë Isa edhe Hashimi këtë gjendje apo ata janë pajtuar me këtë. Deri kur do të luhet me fatin e qytetarëve?” shkruan Pacolli.
n.k
Comments
rri urte o pacoll, se ketu ne
<p>rri urte o pacoll, se ketu ne shqiperi po te kesh top channelin u ve gjoba njerezve per parkim dhe te mbron policia, bashkia, qeveria dhe gjykata, dhe madje as te respublica.al, qe ka nje si keshtu pretendim marksisti qe detyrimisht e vendos ne anen e atyre qe s'kane para te paguajne, nuk te thone gje. bej nje televizion te forte, si alsatin qe dikur e shite per pese leke, dhe beji presion qeverise e bashkise, se ku i dihet edhe ty ne kosove mund te te japin leje t'u vesh gjoba makinave per parkingjet per 35 vjet. po te duhet nje televizion. dikur kishe alsatin, gjynah qe e shite per nje kafshate buke, </p><p> </p>
Add new comment