“Shpërthen” Pacolli: Po u jepet hapësirë vetëm bizneseve të afërta me partitë politike

Postuar në 15 Shkurt, 2015 13:22

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, që në qeverinë e mëparshme ka mbajtur detyrën e zëvëndëskryeministrit, hedh akuza të forta ndaj qeverisë Mustafa-Thaçi. Në postime në rrjetet sociale, Pacolli akuzon se “tregu i Kosovës është duke u ‘ngulfatur’ nga ‘businesset’ e afërta me partitë politike” duke sjellë mungesë konkurrence.

Po ashtu, Pacolli shkruan se monopoli ekonomik (edhe pse shumë primitiv) po ndikon fuqishëm në ikjen e investitorëve nga Kosova dhe se monopoli po gjeneron korrupsion. E në postimin më të fundit, Pacolli shigjeton direkt dy drejtuesit e qeverisë. “A thua a e dinë Isa edhe Hashimi këtë gjendje apo ata janë pajtuar me këtë. Deri kur do të luhet me fatin e qytetarëve?” shkruan Pacolli.

n.k

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>rri urte o pacoll, se ketu ne shqiperi po te kesh top channelin u ve gjoba njerezve per parkim dhe te mbron policia, bashkia, qeveria dhe gjykata, dhe madje as te respublica.al, qe ka nje si keshtu pretendim marksisti qe detyrimisht e vendos ne anen e atyre qe s&#39;kane para te paguajne, nuk te thone gje. bej nje televizion te forte, si alsatin qe dikur e shite per pese leke, dhe beji presion qeverise e bashkise, se ku i dihet edhe ty ne kosove mund te te japin leje t&#39;u vesh gjoba makinave per parkingjet per 35 vjet. po te duhet nje televizion. dikur kishe alsatin, gjynah qe e shite per nje kafshate buke,&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.