Nisin prishjet e banesave në Vlorë për Transballkaniken. Banorët, marrëveshje me qeverinë

Postuar në 16 Shkurt, 2015 03:30

Ka nisur këtë mëngjes në qytetin e Vlorës, aksioni për shembjen e banesave që i hapin rrugë ndërtimit të “Trans-ballkanikes”. Zgjidhja e gjetur mes banorëve dhe qeverisë pak ditë më parë, ka bërë që ndërhyrja e sotme të mos ketë incidente.  Banorët e lagjes "Kushtrimi" që preken nga ndërtimi i rrugës, arritën një marrëveshje me qeverinë, ku kjo e fundit do të paguajë dëmshpërblimet për pronarët të cilët i kanë ndërtimet e tyre me leje, ndërkohë për ata që i kanë ndërtimet në proces legalizimi, deri në marrjen e një përgjigjeje nga ALUIZNI do të paguhet qiraja e vendstrehimit për një periudhë prej dy vitesh.

Sipas IMKT-së, aksioni për prishjen e ndërtesave në lagjen “Kushtrimi”, do të vijojë paralelisht edhe me lirimin e hapësirave publike në brendësi të qytetit. Kryeministri Edi Rama e komentoi aksionin: “Nis në Vlorë puna për hapjen e shtratit ku do ndërtohet më në fund pas vitesh zvarritjeje "Trans-ballkanikja" e plotë”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.