Lajmi në VOA: Tahiri në Shtëpinë e Bardhë për luftën kundër ekstremizmit, i ftuar nga Obama

Postuar në 18 Shkurt, 2015 02:09

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në një takim që do të zhvillohet nga Presidenti Obama për luftën kundër ekstremizmit. “Zëri i Amerikës” njofton se Presidenti Obama do të kryesojë këto ditë një takim të nivelit të lartë me drejtues të forcave të rendit, udhëheqës fetarë dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar mënyrat për të luftuar ekstremizmin. Pjesë e kësaj nisme do të jetë edhe një takim në Departamentin e Shtetit ditën e enjte me ministra rendi të vendeve të tjera, në kuadër të bashkëpunimit në luftën  kundër ekstremizmit.  Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen nga ministrat e brendshëm, Saimir Tahiri dhe Skënder Hyseni. Takimi  i Shtëpisë së Bardhë për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të shqyrtojë përpjekjet në vend dhe në shkallë ndërkombëtare për t’i prerë rrugën radikalizmit dhe rekrutimit të të rinjve nga Amerika dhe vende të tjera për misione ekstremiste.  Sulmet terroriste të janarit në Paris rizgjuan shqetësimet për ekstremizmin e dhunshëm duke nxitur Presidentin Obama të organizojë një takim ndërkombëtar të nivelit të lartë mbi këtë temë. Synimi është të goditen rrënjët e ekstremizmit dhe të identifikohen mënyrat për të mos lejuar të rinjtë të bashkohen me grupe ekstremiste si Shteti Islamik.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/extremism-summit-/2647456.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.