BE-ja nuk pranon as refugjatët politikë. Drejtori gjerman i HRW-së thotë se ideja e ministrit të Brendshëm për azile në vendet e origjinës është ajo që duhet

Imigracioni, ky është halli dhe problemi kryesor i Bashkimit Europian sot. Dhe zyrtarët e këtij unioni ekskluzivisht për Perëndimin, po bëjnë çmos që të zgjojnë nga ëndrra Lindjen e Europës. Përfshi edhe shqiptarët. “Deutsche Welle” publikonte sot një intervistë me Wenzel Michalski, drejtor për Gjermaninë i Organizatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Human Rights Watch. Temë ka qenë problemi i refugjatëve ukrainas, për tëncilat edhe Michalski, njësoj si ministri i Brendshëm, De Maizere, që sugjeron ngritjen e azileve në vendet e origjinës. “Ky do të ishte një hap me vend. Megjithatë duhet garantuar që atje refugjatët të strehohen në siguri dhe në kushte të përshtatshme dhe që procedurat të kryhen me përpikmëri”, thotë Michalski. Mirëpo kjo mund të ketë vlerë vetëm për refugjatët politikë, apo ata që vijnë nga vende komfliktesh, por nuk vlen si zgjidhje me emigracionin ekonomik që është kryesori në Europë. Vetëm sot Gjermania nisi deportimin e kosovarëve që kanë nisur të hyjnë në valë të mëdha në Gjermani. Ndërkohë që vendosja e policëve gjermanë për të asistuar policinë serbe në këtë proces, sikurse ndërtimi i një muri në kufirin greko-turk, i përfolur gjatë vitin e kaluar, thjesht sa provojnë se Europa po ndërton kordonin e ri sanitar me Lindjen e vet.
http://www.dw.de/michalski-bashkimi-evropian-financon-kampe-refugjatësh-në-vende-të-treta/a-18264021
s.z
Add new comment