U tha publikisht se shqiptarët hanë krunde të importuara nga Serbia. Ende asnjë reagim nga Aleanca për Shqipërinë Europiane

Postuar në 19 Shkurt, 2015 10:33

Dje u bë publik një akuzë se mielli që importohet nga Serbia më Kosovë dhe në Shqipëri, e me të cilin bëhet buka që hamë, është në cilësinë e krundeve. Dhe se ai ështënpër kafshët. Akuza u bë nga kreu i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Misin Voci, në një intervistë për gazetën “Express” dhe u përcoll në Shqipëri. (http://respublica.al/artikuj/2015/02/18/rishfaqet-akuza-per-...). Shoqata është subjekt juridik kështu që kur flet kreu i saj, me siguri që ka qëndrim zyrtar. Flitet për ushqimin, që do të duhet të ishte shqetësimi kryesor. Edhe sepse Shqipëria nuk ka realisht se për çfarë të shqetësohet më shumë sesa për ushqimin dhe arsimin. Mirëpo, akuza u bë, dikush i fushës dhe i sektorit, del e thotë që po hamë si kafshët, po hamë krunde, lajmi përcillet gjerë e gjatë, thotë tjetri se firma “Devolli” i bën këto marifete bashkë me doganën dhe më tej...hiç asgjë. Ne në Shqipëri jemi me fat; kemi një ministri me goxha emër që është Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Ka një rubrikë të vockël, po të rrëmosh në faqen në internet që quhet “Siguria Ushqimore”, në fjalinë e fundit të së cilës thuhet: “Ministria e Shëndetësisë ka përgjegjësinë për shëndetin publik, ushqyerjen dhe kontrollin e ujit dhe produkteve ushqimore specifike (qëllime ushqyese)”. Kurse pak më lart: “Objektivi strategjik i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave (MBZHRAU) është garantimi në shkallën më të lartë të shëndetit të qytetarëve shqiptarë dhe perfeksionimi i sistemit të mbikëqyrjes dhe garantimit të sigurisë ushqimore”. Pra kemi dy ministri që na përgjigjen për shëndetin dhe sigurinë. Mirëpo asnjë prej tyre, me aq sa jemi në dijeni, nuk ka sot qoftë edhe një reagim për këto akuza dhe paralajmërime që bëri z. Vici. Edhe sikur ato të jenë të pavërteta, duhet dikush që zyrtarisht të dalë dhe t’i përgënjeshtrojë, apo t’i sqarojë. Sepse ne nuk do arrijmë në pikën që edhe bukën ta hamë në besë të heshtjes Kuptimplotë të Ilir Beqes, apo Edmond Panaritit. Njësoj si deri më dje, kur e shtynim në besë të qeverisë Berisha, që sa herë kapej ngushtë me ndonjë zullum, nsitë këngën e arrorëve dhe gështenjave.
s.z

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

Per Kosoven jo vetem krunde por edhe bar do te hame., vetem miqesia Shqiperi -Kosove te mos prishet.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Por miqesine Greqi - Gjermani ke ndonje gje per te thene ti, se po kerkon borxhin mbrapsh Gjermania?

Submitted by Gjon- (not verified) on

Epiroti po ti nuk e ke problem se ushqehesh vetem me urrejtje.

Submitted by i (not verified) on

po hajde me se po e bejme per kosoven, por ky mjell vjen nga serbia eshte problemi

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Buka me krunde ketu ne Prendim kushton shume ma shtrejte.

Submitted by Epiroti (not verified) on

@ Paul. Nuk ke kujt t'i flasesh sepse keta jane bageti, sikur puna e dhise qe nuk e di se c'fare eshte tagjia. Kosovaret diten shajne serbet dhe naten bejne allish-verish me ta. Pastaj ky miell qe na e shesin do te jete ''teprice'' si pasoj e zbrazjes se kesaj krahine nga popullata.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Epirot, kij kujdes ruaj melçine se keshtu si e ke nisur ti gjaku avash avash po te behet uje. Gjithsesi vazhdo te vjellesh e te pjerdhesh, po mos harro qe edhe pak e do te fillojne te te paguajne me dhrahmi se eurot po u mbarohen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.