Opozita protestë në ditën e rrëzimit të shtatores së Hoxhës. Basha: Rama‐Meta, qeveri neohoxhiste

Grupimi “Dhjetori ‘90″, nën moton “Stop rilindjes së mitit të diktaturës”, organizoi protesta në sheshin ku ka qenë busti i diktatorit Enver Hoxha, 24 vite pas rrëzimit të tij. Në këtë aktivitet foli kreu i PDsë Lulzim Basha, i cili në fjalën e tij shprehu nderim për ata që kontribuan në rrëzimin e atij që ai e quajti simboli i diktatorit më të egër të historisë. Sipas tij, demokracia “nuk mund të shartohet me asnjë element të diktaturës e aq më pak me simbolin e saj…ky është një mësim nga 20 shkurti…që përcakton vijën ndarëse të Shqipërisë së re demorkatike nga diktatura hoxhiste….”, tha Basha. Ai ka akuzuar qeverinë RamaMeta se po rikthejnë elemente të diktaturës neohoxhiste. “Ka ende persona që shprehin adhurim për frikën, agresionin dhe dhunën, pushtetarë me karakter të dobët dhe busull të dobët…në dy vitet e fundit… modeli i diktatorit fle në kokat e tyre…Asnjëri prej nesh nuk duhet të harrojë se nga një Shqipëri e lirë, hoxhizmi nuk mund të kthehet…qeveria bën çmos ta kthejë në formën e oligarkisë, që me forcën e pushtetit të parase do të vërë në zotërim gjithçka…kjo është qeveria RamaMeta, oligarkia RamaMeta…një devijim i madh i pabesë nga akti i 20 shkurtit 91”, tha Basha.
l.v
Comments
Saliun mund ta urresh,ta
<p>Saliun mund ta urresh,ta percmosh,te njejten gje mund te thaush dhe per Nanon Meten apo Ramen,por per kete... HIC,asgje! Nuk te ngjall asnje emocion,as per mire dhe as per keq,zero.</p>
Add new comment