Basha nuk i përgjigjet pyetjes për rikandidimin ndërsa Tabaku thotë se e sheh atë si kryeministër të ardhshëm

Kandidimi i kreut të opozitës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës mbetet ende i paqartë. Vetë Lulzim Basha ka refuzuar t’u përgjigjet gazetarëve për këtë pyetje duke thënë se këtë do ta mësojnë “një herë tjetër”. “Shpresoj në mirëkuptimin tuaj që këtë konferencë për shtyp mos ta bëjmë në këtë gjimnaz që sapo kemi nisur ta rikonstruktojmë, por një herë tjetër” tha Basha ndërsa inspektonte punimet në gjimnazin “Qemal Stafa” në kryeqytet. Ndërkohë, televizionik “Ora neës” raporton se deputetja demokrate Jorida Tabaku e ftuar sot në “Ditë e Re Ëeekend” në këtë televizion, është shprehur se e sheh Bashën “si kryeministër të ardhshëm të vendit” dhe jo si kryetar bashkie me një mandate të dytë.
n.k
Comments
Si genjen pa pike turpi?

Si genjen pa pike turpi? Shkolla nuk po ristruktoht me fondet e Bashkise por te fondit te zhvillimi rajonal nga Qeveria, deklaron Besnik Bare. Qe eshte nje genjeshtar klasik, Basha e ka vertetuar shume here ne keto dy vite.

Kuiz; Cfare ka bere Luli ne

Kuiz; Cfare ka bere Luli ne Tirane keto 4 vjet si kryebashkiak?

a)Asgje

b)nje tum

c)as ai vete nuk e di

d) te gjitha

Kush e gjen fiton nje televizor Lura.

Add new comment