Kryediplomatja e BE-së Mogherini “ngec” në Bosnje, anulon vizitën në Tiranë

Postuar në 23 Shkurt, 2015 14:33

Do të duhet të ishte sot në mbrëmje në vendin tonë në kuadër të Forumit “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore” (SEECP), por Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka anuluar vizitën e parashikuar në Tiranë. Në fillim kjo vizitë u njoftua nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa Shefja e politikës së jashtme të BE e konfirmoi zyrtarisht vizitën në Tiranë përmes një letre drejtuar Bushatit. Mogherini ndodhet për një vizitë të parashikuar në Bosnje, ku duket se bisedat me drejtuesit më të lartë të tre komuniteteve etnike dhe takimet në Parlament po zgjasin përtej programit, duke rrëzuar planin e ardhjes së saj në Tiranë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.