Aleksandër Lumezi, kandidati për kryeprokuror premton fundin e të “fortëve” të Kosovës: Ka ardhur koha që të mos ketë persona të paprekshëm

Kandidati për postin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, po pret dekretimin nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Pas intervistimit si kandidat i vetëm në këtë proces, duke fituar shumicën e votave, Lumezi është i bindur se presidentja do ta bëjë dekretimin e tij. Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të vendosë lidhur me procedurën e nominimit, që të atakohet nominimi i tij si kryeprokuror. Ndërhyrjen eventuale të Kushtetueses e sheh si ushtrim arbitrar. Kryeprokurori potencial Lumezi, hedh poshtë akuzat për klane gjatë këtij procesi, por e pranon se ka pasur tendenca të ndërhyrjeve nga jashtë. Ai thotë se nuk ka mbështetje politike dhe premton se me të marrë këtë post, do të merret edhe me të korruptuarit e politikës në instanca të larta të shtetit. Lumezi flet edhe për prokurorët të ndikuar nga politika, duke kërkuar nga ata që çlirohen nga çdo detyrim që kanë ndaj personave të caktuar. “Ka ardhur koha që të mos ketë persona të paprekshëm në Kosovë”, ka thënë Lumezi për “Zërin”, duke thënë se nuk do të ketë kompromis as për zyrtarët e politikës që kanë ndikim.
l.v
Add new comment